(Skenderbeu.info) Ish-banori i BBVIP flet për Luizin: ‘Ka një breng të madhe brenda vetes por nuk e shfaq’.
Situata e Luizit në BBVIP ështe berë kryesore në mediat rozë, dhe Luizi ka pasur mbështetje nga shumë të famshëm shqiptarë.
Së fundmi, ish-banori i Big Brother Vip Albania Meridian Ramçaj në një intervistë për FitStation në News24 foli për miqësinë prej disa vitesh me këngëtarin Luiz Ejlli.
Ai ka shprehur disa momente nga jeta e Luizit dhe ka treguar se ai është një person që problemet i mban përbrenda dhe është gjithmonë i qeshur.
“Luizi është një djalë me karakter shumë të fortë. Nuk e di nëse ai do donte që unë ta thosha këtë, por ai ka punuar që 11 vjeç për të siguruar jetën e vet pasi dhe familjarët i ka pasur jashtë. Ai nuk do që të tjerët ta gjykojnë apo mëshirojnë për ato që ka kaluar por për atë që po jep. Vizatimi i Joker-it që ai bëri në fytyrë ka një mesazh shumë domethënës për Luizin, që ai ka një breng të madhe brenda vetes por nuk e shfaq asnjëherë që të tjerët ta kuptojnë prandaj dhe vetëm qesh gjatë gjithë kohës”, është shprehur Meridiani.