fbpx

Iranianët e parë

(Skenderbeu.info)-Iranianët e parë

Alfred Lela

Kryeministri Rama ka pezulluar mardhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, duke urdhëruar largimin e personelit dhe lirimin e ambasadës iraniane ne rrugën “Mustafa Matohiti”.

Arsyeja tashmë është artikuluar: iranianët kanë hyrë në sistemet kibernetike të Shqipërisë, duke vjedhur të dhëna dhe duke thyer sigurinë e rrjetit të infrastrukturës online. Pasë bërë këtë, ata kanë në dorë informacione të ndjeshmërisë së lartë për punët e shtetit, zyrtarët e Republikës, por edhe informacione që dëmtojnë apo ekspozojnë privatësinë e qytetarëve shqiptarë, pra të secilit prej nesh.

Propoganda zyrtare e ka naltuar këtë vendim të kryeministrit, dhe kjo ka ardhur për disa motive.

Së pari, se Ramës i pëlqen, ku s’ka më, të luajë në skakierën e madhe të politikës ndërkombëtare;
Së dyti se jemi një vend ku ‘loja me spiunë’ është një sport kaq i pëlqyer dhe,
Së treti, se një qeveri që noton në kaq shumë skandale të prodhimit të vet, një rast për kundër-skandal nuk mund t’i shpëtojë.

Këmbëngatërruar, siç shpesh jemi në liane të tilla socio-psikologjike, shumë prej nesh kanë harruar se, iranianët nuk qenë të parët që e derdhën kupenë plot të të dhënave të qytetarëve të Shqipërisë. Iranianët e parë qenë, në fakt, të njëjtët që sot janë shndërruar në anti-iranianët më të përndezur.

E kam fjalën për patronazhistët, një sistem kujdestarie, spiunazhi, përndjekjeje dhe skuthërie, ngritur nga partia në pushtet, shef i së cilës është, sipas gojëdhanave, anti-iraniani më i madh pas Ronald Reganit, dora vetë, Edi Rama.

Patronazhistët ishin një rrjetë e madhe hedhur mbi trupën elektorale shqiptare, një lloj STAS-i zgjedhor, që përimtonte bindjet dhe animet politike të shtetasve të Republikës, dhe u caktonte atyre një ‘kujdestar’ apo hije, i/e cila “i ndiqte” me qëllimin final tjetërsimin e vullnetit politik.

Ky ishte ndoshta hapi final në një operacion edhe më të madh, edhe më të vjetër, i cili përfshinte më së pari përdorjen flagrante të administratës shtetërore, intimidimin e zgjedhësve me anë të të fortëve të zonave, dhe, ndoshta me ndërhyrjen më të butë të kësaj thertoreje elektorale, blerjen e votës drejtpërdrejt, duke dhënë para në këmbim të një kryqi anash kandidatit të majtë ditën e zgjedhjeve.

Infrastrukturat, si formale ashtu dhe informale, janë, sigurisht, pjesë e teatrit shoqëror. Të dytat, informalet, ekzistojnë si paralele, herë të sikletshme e herë sekrete të formaleve. Variojnë nga lozhat, klubet, besëlidhjet, konspiracionet, e deri te grupet paramilitare. I ka çdo vend, që nga Argjentina, deri në Amerikë e Singapor.

Ajo që nuk ndodh në asnjë vend është promovimi i tyre publik. Për këtë gjë në demokraci është rënë dakord. Të lejohen me stil anekset e frustrimit apo bindjeve shoqërore, të papranuara publikisht, por të mos pagëzohen në sferën e gjerë të lojës publike.

Edi Rama e theu këtë rregull. Në vend që, qoftë edhe duke u shtirur, t’i dënonte strukturat e patronazhimit, ai i naltoi duke u shprehur krenar. Pra, i nxori nga infrastruktura informale dhe i bëri pjesë të superstrukturës publike. Rrallë në historinë e kombeve ka ndodhur që kreu i një shteti të kryejë trangresione të tilla.

Për një ndikim në procesin e infrastrukturës zgjedhore, të një shkalle më të vogël dhe gjithsesi në tentativë, Richard Nixon dha dorëheqjen si president i Amerikës, në skandalin e njohur si Watergate.

Edi Rama mori patronzhgejtin e tij dhe na e hodhi në fytyrë, si ne të pafuqishmëve të Shqipërisë, ashtu edhe përfaqësuesve të vendit kolosal, që vinin nga Watergate-i i mëkatit fillestar zgjedhor.

Jeta vazhdoi e lumtur me koncerte beiste dhe ritaora të tjera në Republikën albo-amerikane. Deri në një fazë të dytë të batërdisë dhe bastardësisë. Një rrjedhje industriale e të dhënave, dalë nga AKSHI-i qeverisë, nxori në publik detaje personale, nga kartat e identitetit der te adresat dhe rrogat e të gjithë të gjallëve të Shqipërisë.

Pasë përvetësuar një teknikë të komunikimit publik, sipas së cilës mënyra më e mirë për ta shuar një skandal të madh është të marrit e pronësisë së tij (owning it up). Edi Rama bëri një salto tjetër mortale, në logjikën e shtetit, duke e çuar operacionin e së keqes në Fazën 2. Ai doli dhe tha se do të jemi ne, pra shteti, që do të bëjmë publike rrogat e nënshtetasve të Republikës.

Opozita shfryu ajrin e denoncimeve, populli nuk u bë publik as kësaj here, të huajt futën veshët në lesh dhe jeta në regjimin e iranianit të parë dhe ajatollahut të radhës, shqiptarit të mirë, por të pështjelluar në leqet marramendëse të pushtetit, Edi Rama.

Ata që nuk e mbajnë frymën në gëzimin se Shqipëria, ky ‘varr perandorish’, u ndesh dhëmb për dhëmb me regjimin e urryer teokratik të Iranit, duhet të mendohen pak.

Iranianët bënë atë që bëjnë të gjitha fuqitë e huaja me kundërshtarët. Ajo që ne nuk duhet të bëjmë, është të mos lejojmë që shqiptarët të sillen me ne si ajatollahë. Kjo është detyra jonë, e të gjithëve.

Ajatollahët e ambasadës ikën dhe, sa më takon mua, kurrë mos u kthefshin, por ata nuk qenë iranianët e parë. Vetëm të radhës. Aspak të fundit.

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Parkim Kaliforni

Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit

0
(Skenderbeu.info) Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit. Kalifornia më në fund është gati të heqë kërkesat e parkimit në të gjithë shtetin....
Izrael, Viti i ri

Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri

0
(Skenderbeu.info) Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri Siç e kërkon tradita, Izraeli feston sonte fillimin e vitit 5783 nga krijimi hyjnor...
Deti Mesdhe

Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe

0
(Skenderbeu.info) Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe Sipas një studimi të ri të kryer nga Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale...
Sllovenia-Huawei

Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik

0
(Skenderbeu.info) Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik Qeveria sllovene duket se ka zbutur qëndrimet e saj për ligjin e komunikimeve elektronike, në ndryshim nga ekzekutivi i mëparshëm...
Josef Borell

Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit

0
(Skenderbeu.info) Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, duke folur për BBC ka...
Olaf Scholz

Emiratet dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për furnizimin me gaz

0
(Skenderbeu.info) Emiratet dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për furnizimin me gaz Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjermania nënshkruan gjatë një vizite të kancelarit gjerman Olaf Scholz...

Lajme të tjera
NGJASHME

Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke thënë se “ky nuk është një bllof”

(Skenderbeu.info)Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke...

Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim

(Skenderbeu.info)-Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim.“Bota jonë është në...

Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për të shmangur humbjen?

(Skenderbeu.info)-Vladimir Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për...

Në luftën për opinionin global, Kina po fiton

(Skenderbeu.info)-Në luftën për opinionin global, Kina po fiton Këto ditë,...

Asetet Kripto po arrijne kulmin

(Skenderbeu.info)-Asetet Kripto po arrijne kulmin.Analizimi i aseteve të kriptove...

Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt

(Skenderbeu.info)-Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt .Cfarë vjen më...

Putini shkon drejt humbjes

(Skenderbeu.info)-Putini shkon drejt humbjes në Ukrainë. Pyetja e vetme...

Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë?

(Skenderbeu.info)-Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë? Ndërsa pushtimi rus...
Raporto