fbpx

Interes i paket për degët prioritare/ Tek Bujqësori 500 studentë të regjistruar, 1 mijë e 200 kuota të lira

(Skenderbeu.info)-Interes i paket për degët prioritare/ Tek Bujqësori 500 studentë të regjistruar, 1 mijë e 200 kuota të lira 

Rreth 500 të rinj kanë zgjedhur deri më tani të ndjekin studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës teksa mbeten të lira mbi 1 mijë e 200 kuota. Në degët e shpallura prioritet kombëtar numri i studentëve të regjistruar është i ulët.

Degët e shpallura prioritet kombëtar në Universitetin Bujqësor të Tiranës numri i studentëve të regjistruar është i ulët.

Në programet agrobiologji, bioteknologji zooveterniare dhe inxhinieri agrare agromekanizëm kuotat janë të paprekura.

”Inxhinieria agrare, agromekanizim, agrokultura, bioteknologji zooveterniare janë degët që kanë nevojë për kohë për tu konsoliduar tek kërkesat e maturantit,” tha Shpresim Domi, Drejtor i Shërbimeve Mësimore.

Shpresim Domi, Drejtor i Shërbimeve Arsimore thotë se vetëm në përfundim të procesit të regjistrimeve do të shihet nëse vendimi i qeverisë për t`i shpallur prioritet si dhe për të ofruar bursa për studentët ka dhënë efekt në dëgët që rrezikojnë mbylljen.

“Ka maturantë të cilët priren të shkojnë drejt trendit, një program studimi që mund të mos jetë racional apo ai që i duhet realisht maturantit.
Do të shfrytëzoja këtë moment për të thënë se maturantët duhet të orientohen drejt atyre programeve studimi japin disa avantazhe. Së pari ti shërbejë si një trampolinë për punësim.
Në Universitetin Bujqësor të Tiranës nga statistikat e pesë viteve të fundit, 50% e studentëve brenda vitit të parë janë të punësuar,” tha ai.

Interes të rinjtë kanë treguar kryesisht për degët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit si dhe Mjekësisë veterinare.

“Programet e studimit më të preferuara deri më tani rezultojnë ato të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (informatikë elektronike.Apo financë kontabilitet, menaxhim agrobiznesi që është ndër më të kërkuarat) dhe tek Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit ndër më të kërkuarat është Inxhinieri Agromjedisi, Arkitekturë peizazhi.
Tek Fakulteti i Bioteknologjisë shumë i kërkuar është Teknologjia Agroushqimore dhe Mjekësia Veterinare,” tha ai.

Rreth 500 të rinj kanë zgjedhur deri më tani të ndjekin studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës teksa mbeten të lira mbi 1 mijë e 200 kuota.

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

0
(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e dendura Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Në Dibër, ka...
Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?”

0
(Skenderbeu.info)-Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?” flet nëna e fansit së cilit portugezi ia prishi telefonin Këto nuk janë kohë të lehta...
Livio Suppo

Livio Suppo mirëpret Petruccin

0
(Skenderbeu.info)-Livio Suppo mirëpret Petruccin ,i lumtur që i jep Danilo Petruccit një shans Livio Suppo, menaxheri i navigimit të Suzuki. Foli për vendimin për t'i...
asteroid,nasa

Sonda e NASA-s përplaset me sukses me astereoidin

0
(Skenderbeu.info)-Sonda e NASA-s përplaset me sukses me astereoidin Gjatë një prove të paprecedentë për të parë nëse është i mundur devijimi i kursit të një...

Lajme të tjera
NGJASHME

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e...

Shqipëria me koston më të ulët të orës së punës në Europë

(Skenderbeu.info)-Shqipëria me koston më të ulët të orës së...

Horoskopi për ditën e martë, 27 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Horoskopi për ditën e martë, 27 shtator 2022 Dashi:...

Veliaj zbulon vendndodhjen e ndertimit e Teatrit te ri te Kukullave dhe Bibliotekes Kombëtare

(Skenderbeu.info)-Veliaj zbulon vendndodhjen e Teatrit te ri te Kukullave...

Moti keq,IGJEUM:priten rrebeshe shiu dhe përmbytje

(Skenderbeu.info)-Moti keq,IGJEUM:priten rrebeshe shiu dhe përmbytje Sipas Institutit te Gjeoshkencave ...

Horoskopi për ditën e hënë, 26 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Horoskopi për ditën e hënë, 26 shtator 2022 Dashi Do...

Sali Berisha mban fjalën përshendetëse të dasma e Arminës dhe Shkëlzenit

(Skenderbeu.info) Sali Berisha mban fjalën përshendetëse të dasma e...

Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit

(Skenderbeu.info) Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit....
Raporto