(Skenderbeu.info)-Inteligjenca artificiale “vështirëson zbulimin e mashtrimeve”

Bashkëthemeluesi i gjigantit të teknologjisë Apple, Steve Wozniak, paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund t’i bëjë mashtrimet dhe dezinformatat vështirë të dallueshme.
Duke folur në një intervistë për “BBC”-në, ai tha se ka frikë se teknologjia do të shfrytëzohet nga “aktorë të këqij”.
“Inteligjenca artificiale është aq inteligjente dhe e hapur për aktorë të këqij – për ata që duan t’ju mashtrojnë se kush janë”, tha Wozniak.
Ai tha se nuk beson se inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë njerëzit, sepse i mungojnë emocionet, por paralajmëroi se ajo do t’i bëjë “aktorët e këqij” edhe më bindës, sepse, siç tha, programet si ChatGPT mund të krijojnë tekste që “tingëllojnë aq inteligjente”.
Wozniak shtoi se përmbajtja e inteligjencës artificiale duhet të etiketohet qartë.
Sipas tij, përgjegjësia për çdo gjë të krijuar nga inteligjenca artificiale dhe më pas të postuar në publik, duhet t’u mbetet atyre që e publikojnë.
Wozniak bashkë me Steve Jobs kanë themeluar kompaninë Apple dhe kanë shpikur kompjuterin e parë Apple.
Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë ka thirrur në takim shefat e disa kompanive të teknologjisë, për t’i këshilluar ata që ta mbrojnë publikun nga rreziqet e inteligjencës artificiale.
Produktet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Bard, të vëna në funksion së voni, kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut.
Ato u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi për të bashkëvepruar me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”, e cila mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda sekondave, të shkruajë prezantime, e madje edhe poezi, që tingëllojnë në mënyrë të besueshme, sikur të jenë të shkruara nga njerëz.
Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

”Microsoft” zbulon sistemin ”Copilot”, një asistent personal i IA-së në Windows

(Skenderbeu.info)-”Microsoft” zbulon sistemin ”Copilot”, një asistent personal i IA-së...

Çfarë është “My Al” në “Snapchat” dhe si përdoret?

(Skenderbeu.info)-Çfarë është "My Al" në "Snapchat" dhe si përdoret? "My...

Shkenca zbulon pse na pëlqejnë selfiet

(Skenderbeu.info)- Shkenca zbulon pse na pëlqejnë selfiet Nuk është vetëm...

Krijuesit e AI-s duhet të studiojnë vetëdijen, paralajmërojnë ekspertët

(Skenderbeu.info)-Krijuesit e AI-s duhet të studiojnë vetëdijen, paralajmërojnë ekspertët Një...

Ngjyra e celularit tregon gjithçka për personalitetin tuaj

(Skenderbeu.info)-Ngjyra e celularit tregon gjithçka për personalitetin tuaj Celulari tashmë...

Universal bën thirrje për një goditje ndaj muzikës së krijuar nga AI

(Skenderbeu.info)-Universal bën thirrje për një goditje ndaj muzikës së...

Shkarkimet e stafit të “Twitter”/ Musk: Ishte e dhimbshme

(Skenderbeu.info)-Shkarkimet e stafit të "Twitter"/ Musk: Ishte e dhimbshme Pronari...

ChatGPT është i paligjshëm në Itali sepse shkel të dhënat personale

(Skenderbeu.info)-ChatGPT është i paligjshëm në Itali sepse shkel të...
Raporto