(Skenderbeu.info)-46 milionë euro për Inceneratorin e Tiranës

Thesari i shtetit po tregon një korrektesë të admirueshme për pagesën e faturave ndaj Integrated Energy BV SPV e ngarkuar për ndërtimin e impiantit të Tiranës. I cili ka lidhje ata të Elbasanit dhe Fierit.
Të dhënat nga Open Data që burojnë nga dega e thesarit në Ministrinë e Ministrinë e Financave tregojnë se nga janari deri me 8 nëntor 2022. Kompania integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 974, 00 milionë lekë (8.3 milionë euro).
Pagesat kumulative që nga viti 2018 arrijnë në 46,2 milionë euro, raportohet nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave.
Kontrata e koncesionit është lidhur ndërmjet Ministrisë se Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, e lidhur në 31 gusht 2017 për përpunimin e mbetjeve me incenerim dhe prodhimin e energjisë elektrike.
Koncesioni u dha pёr njё periudhё 30 vjeçare. Lloji i financimit është i formës “pay për use” ose pagesa e një tarife fikse për çdo ton mbetjesh të depozituara.
Sakaq dhjetëra persona janë në hetim për dosjen e koncesionit të inceneratorëve e mbushur plot me abuzimeve sipas hetimeve te SPAK. Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka tashmë është në burg dhe dhjetëra persona të lidhur me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit janë në hetim dhe për shumë prej tyre është lëshuar masa e arrestit me burg.
Integrated Energy BV SPV ka të nëjtët aksionerë me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, që janë tashmë nën hetim nga SPAK. Vetëm një ditë më parë SPAK preu disa fletë të tjera arresti, teksa u konstatua se ishin dhënë fonde për punime të pakryera në Inceneratorin e Fierit.
Skema e abuzimit me kontratat koncensionare PPP të tre inceneratorëve do të mbahet mend si një precedent i pazakontë i shpërdorimit të fondeve publike, nëpërmjet thyerjes te të gjitha ligjeve, parimeve dhe rregullave me përfshirje të gjerë të zyrtare të lartë publik te të gjitha niveleve.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar me herët ketë vit se, projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit. Kurse bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.
Prej vitit 2018, Bashkia Tirane dhe Ministria e industrisë dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane./MONITOR
Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Makina

Skenari i protestës së opozitës

0
(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin që do të ndjekë për...
samit be bp

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

0
(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë kete të marte ka nisur...
Rama, Vucic

Vuçiç i acaruar, sulmon median

0
(Skenderbeu.info)-Vuçiç i acaruar, sulmon median Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti në Tiranë. Pasi fillimisht kishte...
vjosa-osmani

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

0
(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur...
Rama, Osmani

Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra

0
(Skenderbeu.info)-Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani...
Charles Michel

Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën

0
(Skenderbeu.info)-Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel tha të...

Lajme të tjera
NGJASHME

Shqiptarët “Frike” nga shtrenjtimi i energjisë, ndryshojnë nga prizat e deri te elektroshtëpiaket

(Skenderbeu.info)-Shqiptarët “Frike” nga shtrenjtimi i energjisë, ndryshojnë nga prizat...

Ndryshon udhëzimi i kontributeve/ Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj

(Skenderbeu.info)-Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në...

Çfarë parashikon marrëveshja e BE-së për kufirin e çmimit të naftës ruse?

(Skenderbeu.info)-Çfarë parashikon marrëveshja e BE-së për kufirin e çmimit...

Qeveria ul fondin e ndihmës ndersa varfëria ekstreme rritet

(Skenderbeu.info)-Qeveria ul fondin e ndihmës ndersa varfëria ekstreme rritet Fondet...

Parregullsi me prokurimet, vetëm 45% te investimeve kapitale te realizuara

(Skenderbeu.info)-Parregullsi me prokurimet, vetëm 45% te investimeve kapitale te...

Gjigantët e internetit, 36.3 miliardë taksa të papaguara në 3 vjet

(Skenderbeu.info)-Gjigantët e internetit, 36.3 miliardë taksa të papaguara në...

BE-ja nis revolucionin e riciklimit dhe ripërdorimit

(Skenderbeu.info)-BE-ja nis revolucionin e riciklimit dhe ripërdorimit Komisioni i BE-së...

Gjobë 25 mijë € Tatimeve per skandalin publikimit të pagave

(Skenderbeu.info)-Gjobë 25 mijë € Tatimeve per skandalin publikimit të...
Raporto