Maqedonia e Veriut nis procedurën për heqjen e shtetësisë për oligarkun ukrainas

(Skenderbeu.info)-Maqedonia e Veriut nis procedurën për heqjen e shtetësisë për oligarkun ukrainas, Oleksandr Onyshenko

Dje qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur procedurën për heqjen e shtetësisë maqedonase. Për oligarkun ukrainas, Oleksandr Onyshenko.
Drejtori i Agjencisë maqedonase të Sigurisë, Viktor Dimovski, ka thënë më 18 nëntor se janë bërë “lëshime të sigurisë” kur është marrë një vendim i tillë. “Faza e fundit e verifikimit, konsultimi me partnerët e NATO-s, nuk është bërë, dhe është faji i një individi”. Tha Dimovski para Komisionit parlamentar që ndjek punën e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.
Onyshenko, oligark kontrovers ukrainas, është pajisur me shtetësi maqedonase në mbledhjen e Qeverisë, më 31 maj 2022, bazuar në “dosjen e pastër”. Por, ai kërkohet nga Kievi për shpëlarje parash dhe pasurim nga biznesi i gazit. Ai është futur edhe në listën e zezë amerikane. Për shkak se ka qenë pjesë e një rrjeti rus që dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.
Onyshenko ka edhe shtetësi ruse. Ai ka qenë deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012. Ndërsa pas ndërrimit të Qeverisë në vitin 2014, është bërë partner biznesi me presidentin e atëhershëm, Petro Poroshenko. Deri në vitin 2016 kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit pati hapur lëndë kundër tij.
Për pasojë, Onyshenko është arratisur në Spanjë. Autoritetet spanjolle patën vendosur për ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi. Por Onyshenko më pas ka arritur të ekstradohet në Gjermani. Më 2020, Gjermania ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.
Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Protestuesit me sloganet e para.

Protestuesit me sloganet e para

0
(Skenderbeu.info)-Protestuesit me sloganet e para Ka nisur grumbullimi i protestuesve në urën e madhe në...
Destinacione

Putini dëbon 100 mijë refugjatë ukrainas ne Siberi , Arktik dhe Lindjen e Largët

0
(Skenderbeu.info)-Putini dëbon 100 mijë refugjatë ukrainas ne Siberi , Arktik dhe Lindjen e Largët Vladimir...
Guardia di Finanza

“Pastronte” para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari

0
(Skenderbeu.info)-"Pastronte" para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari Për 28 vjet, një burrë i padyshimtë i...
Policia e Kroacise

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...

0
(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...
Makina

Skenari i protestës së opozitës

0
(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin që do të ndjekë për...
samit be bp

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

0
(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë kete të marte ka nisur...

Lajme të tjera
NGJASHME

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së Kroacisë

(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe...

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e...

Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra

(Skenderbeu.info)-Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në...

Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën

(Skenderbeu.info)-Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën Presidenti i Këshillit...

Organizatat shqiptaro-amerikane: Diplomatët t’i japin fund ledhatimit të Serbisë

(Skenderbeu.info)-Organizatat shqiptaro-amerikane: Diplomatët t’i japin fund ledhatimit të Serbisë. Përfaqësuesit...

Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare

(skenderbeu.info) Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare Shqiptarët në...

Shqiptari që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi, pendohet në gjykatë

(Skenderbeu.info) Shqiptari që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi,...

Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

(Skenderbeu.info)-Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave Në...
Raporto