Helmimet tek fëmijët nga ushqimet bashke me #mjekëve pediatër I shtohen sëmundshmërisë së virozave kete vere.
Pritshmëritë qe kane pasur mjekëve pediatër ishin për një gusht të qetë e pa sëmundshmëri të shtuar por problemet shëndetësore sidomos #helmimet tek fëmijët e vegjël këtë verë tejkaluan parashikimet.
Çdo ditë një mjek pediatër në qendrat shëndetësore të Tiranës pret mesatarisht 25 fëmijë me probleme që nga ato të një infeksioni të thjeshtë viral e deri tek infeksionet bakteriale të traktit tretës.
Mjekja pediatre #Sonila Brati në QSH.2 sheh me shqetësim edhe helmimet nga ushqimet ku shpesh #fëmijët gjatë pushimeve për shkak të dëshirave për të konsumuar gjithçka e kudo kanë pësuar edhe intoksikacione ushqimore.
Ajo shton se keto jane menaxhuar në kohë pasi prindërit vendosin shpejt kontakt me mjekun dhe se temperatura që shfaqet tek fëmijët nuk lë shumë vend për vendimmarrje personale nga ana e prindërve.