(Skenderbeu.info)-GP Spanja: Bagnaia, i lumtur për fitoren pas dy ‘zerove’
“Kemi arritur të fitojmë në kushte të vështira, pas dy zero.
Po përpiqesha të kuptoja nëse do të ishte e mundur të ngrihesha përpara apo jo dhe në fund ia dolëm.
Falënderoj skuadrën, bënë një punë spektakolare”. Kështu Francesco Bagnaia pas fitores në GP të Spanjës, e dyta e sezonit, e cila e çon në krye të Kampionatit Botëror MotoGP me 87 pikë, duke kaluar Marco Bezzecchi me 22 pikë.
“Jam shumë i lumtur. Përparimi që bëmë këtë javë ishte më i miri i sezonit. Të premten kishte probleme me pjesën e përparme, dje shkoi më mirë dhe më pas u përmirësuam përsëri – shpjegoi piloti i Ducatit -.
E kisha parë se çfarë mund të bëhej, e provuam dhe shkoi shumë mirë. Sot kam mundur të menaxhoj edhe gomat”.