(Skenderbeu.info)-Gora dhe Goranët e Shqipërisë.Zona e Gores shtrihet në pjesën lindore të Lumës, e cila përfshihet administrativisht në qarkun e Kukësit.

Goranët janë popull i veçantë i sllavëve të jugut të cilët jetojnë rrëzë maleve të Sharrit në trekufishin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Gora ka pozitë që lejon lidhje me Lumën mes grykës së vanave dhe shkallës së keqe, me Tetovën përmes qafave të Sharrit, me Dibrën përmes grykës së Çajës dhe me Kosovën përmes pikave doganore të Shishtavecit, Borjes dhe Orgjostit.

Gora dhe Goranët e ShqipërisëZona e Gores shtrihet në pjesën lindore të Lumës e cila përfshihet administrativisht në qarkun e Kukësit
Harta e Gores

Te banoret e Gores janë ende të ruajtura kryesisht elemente e gjuhës së shekullit të tetëmbëdhjetë, dhe madje edhe elementet e sllavishtes së vjetër. Goranët gjuhën e tyre e quajn nashki apo gorane e cila është më e përafërt me gjuhën maqedone.
Zona e Gorës në vitin 1992, administrativisht është pjesë e komunës së Shishtavecit dhe komunës së Zapodit. Gjurmë të popullimit të Gorës, evidentohen gjatë periudhës së mesjetës e në vazhdim. Mund të identifikohet me termin gjeo-etnik të kohës antikitetit “Iliria e shkretuar”.

Për historinë dhe prejardhjen gorane, janë zhvilluar diskutime të ndryshme dhe vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Studiuesit që kanë hulumtuar rreth prejardhjes gorane, kanë këndvështrime të ndyshme mes tyre. Nuk është problemi te deklarimi i tyre. Tek e fundit është e drejtë elementare e çdo kujt të deklarohet ashtu siq edhe ndihet.
Sipas studiuesit Nazif Dokle, I cili ka thkesuar se popullsia sipas regjistrimeve turke të shek XVI, Gora rezulton me popullësi sllave. Sa i takon prejardhjes së kësaj popullësie, mendimin e lidhë me disfatën e lëvizjes heretike të bogomilëve (Bullgari J P shek XII), që u përcoll me përndjekje popullatash, të cilat, kisha i përçmoi me emra përbuzës “torbeshë”, “patarinë”, “babunë“, “kudugjerë” etj. Po ashtu në Gorë, si ritet fetare dhe kodet zakonore, jo vetëm që s’janë tipike sllave dhe nuk kanë ngjashmëri me to, por vetë realiteti që ekziston në fshatrat e Gorës, dëshmon, se ritet fetare dhe zakonet e ndryshme, kanë qenë e janë të përafërta, si dhe kanë ngjashmëri të konsiderueshme me ritet e zakonet e popullsisë të fshatrave shqiptare fqinjë e më gjerë.

Pas viteve ´97, popullsia në rajonin e Gorës, vazhdoi të ulët. Në uljen e numrit të banorëve, ndikoi migrimi i brendshëm dhe i jashtëm. Mungesa e shërbimeve sociale, shëndetësore, kulturore dhe edukative ndikoi në lëvizjen e tyre drejt zonave urbane si Tirana dhe Durrësi. Migrimi drejt vendeve perendimore si, Greqia, Italia, Anglia, ishte mënyra kryesore e sigurimit të të ardhurave ekonomike. Në komunën Shishtavec, përmasa e migrimit të jashtëm ishte më e ndjeshme. Si në komunën Shishtavec ashtu dhe në komunën Zapod, mungojnë qendrat kulturore, sportive dhe artistike.

Per te mesuar me shume per aktualitetin e kesaj zone teper interesante redaksia e Skenderbeu.info ishte ne nje interviste me Nevruz Mehmeti. I cili eshte banor zones se Gores, dashurues i historise , profesor dhe drejtor I shkolles 9- vjecare ne fshatin Borje. Gjithashtu nje person shume I dashur per goranet sidomos per borjanet. (fshat ne Zonen e Gores,Shqiperi).

Gora dhe Goranët e ShqipërisëZona e Gores shtrihet në pjesën lindore të Lumës e cila përfshihet administrativisht në qarkun e Kukësit
Profesor Nevruz Mehmeti
‘’Krahina e Gores ndahet ne 3 shtete : Shqiperi 9 fshatra ,19 ne Kosove dhe 2 ne Maqedonine e Veriut.Traditat, zakonet, kultura dhe gjuha jane te perbashketa mes ketyre fshatrave pavaresisht ndryshimeve ne kohe dhe sidomos tani ne kohen e globalizmit.’’- tha Mehmeti
Skenderbeu.info: Mund te na tregoni per marredheniet qe kane fshatrat me njeri tjerin dhe me fshatrat shqipfolese.
Profesor Mehmeti:Fshatrat mes njeri tjetrit kane marredhenie te shkelqyera njerezore , japin e marrin e bejne martesa qe funksionojne shume mire . Po ashtu dhe nga ana ekonomike edhe pse ka dallime te qenesishme per shkak te jeteses ne shtete te ndryshme , keta banore ndihmojne njeri tjetrin ne raste veshtiresish ekonomike apo shendetesore, pa dallim shteti .
Dhe me fshatrat e tjere shqipfoles ne pergjithesi marredheniet kane qene korrekte . Shume pak kane marre fshatrat gorane nga traditat e kultura e fqinjeve shqipfoles duke u perpjekur qe te ruajne ate te tyren. Kurse fshatrat fqinje shqipfolese kane marr shume prej nesh ne traditen e kuzhines, veshjeve, blegtorise e kultivimit te produkteve bujqesore.
Gora dhe Goranët e Shqipërisë
fshati Boje ne Dimer
Fshati Borje ne dimer
Fshati Borje ne dimer
Gora dhe Goranët e ShqipërisëZona e Gores shtrihet në pjesën lindore të Lumës e cila përfshihet administrativisht në qarkun e Kukësit
Restelica fshat Goran ne Kosove
Skenderbeu.info:Per cfare njihen me shume goranet e Shiperise po edhe te Kosoves?
Profesor Mehmeti: Goranet jane shquar si embeltore dhe kuzhiniere ne gjithe boten. Ndaj kjo pjese e bukur e jeteses se tyre eshte percjell dhe tek te tjeret fshatra shqipfolese.
Sa i perket fshatrave te zones se Gores ne Kosove , meqe kane jetuar shume gjate nen Jugosllavi , kane ndryshuar shume gjuhen dhe veshjet, traditat e nje pjese te kultures . Vetem ne fshatrat e Gores (Shqiperi) kane mbetur origjinale per shkak te jeteses nen diktature dhe te ndare nga shtetet e tjera .
Fshatrat e Gores (Shqiperi) , Shishtaveci e Borja njihen per kultivimin e patates cilesore si dhe per turizmin malor. Keto 2 fshatra jane me ekipe skijimi qe jane shpallur rradhazi per 10 e me shume vite si kampione ne Shqiperi.
Cernaleva, Orgjosti njihen me shume per prodhimin e misrit si dhe per fasulet . Gjithashtu fshatrat e Gores ne Shqiperi shquhen per mishin e bagetive qe e kane shume te shijshem e kjo per shkak te bimesise ne lartesi te medha.
Shishtaveci dallohet per suxhukun e veçante qe prodhon. Borja njihet per fasulet dhe produktet blegtorale si djathe, gjize, gjalpe, komposto me lloje te ndryshme frutash, gatimet e kuzhines tradicionale dhe asaj moderne.
Ne zonen e Gores (Shqiperi ) ka lloje te pafundme pemesh frutore dhe sidomos bime medicinale me te cilat mbahen familjet e mbetura gorane (sepse po boshatisen fshatrat nga emigrimi masiv).
Gora dhe Goranët e ShqipërisëZona e Gores shtrihet në pjesën lindore të Lumës e cila përfshihet administrativisht në qarkun e Kukësit
Borje
Gora dhe Goranët e ShqipërisëZona e Gores shtrihet në pjesën lindore të Lumës e cila përfshihet administrativisht në qarkun e Kukësit
Shishtavec
Skenderbeu.info: Interesante pjesa e gjuhes qe akoma flitet. Ne ca mase eshte ndikuar nga gjuha shqipe ne vitet e sotme , a eshte akoma e vjeter apo e kombinuar?
Profesor Mehmeti:   Sa i perket gjuhes , ajo vijon te flitet dhe sot e kesaj dite. Mbetet interesant fakti se eshte ruajtur me se miri nder breza dhe pse nuk eshte shkruar ne kete gjuhe e as eshte perdorur ne shkolla. Ndryshe ka ndodhur ne fshatrat e Gores ne Kosove ku kjo gjuhe eshte ruajtur vetem tek te vjetrit pasi te rinjte e kane veshtire pasi ne shkollimin e tyre kane hyre fjale e shprehje nga gjuhet e tjera te ish Federates(serbishtja, boshnjakja dhe maqedonishtja kryesisht)
Skenderbeu.info: Eshte bere ndonjehere gjuha shkak I diskriminizimit apo perbuzjes nga shqiptaret e Shqiperise apo dhe Kosoves meqe jeni dhe ne kufi?
Profesor Mehmeti:  Raste diskriminimi ka patur sigurisht nga shqipfolesit kundrejt goraneve dhe ne Shqiperi dhe ne Kosove e Maqedoni per shkak te gjuhes. Ne jemi identifikuar si serbe , maqedone apo bullgare se fundmi. Mbase dhe nga lufta per clirimin e Kosoves ka qene shkak per keto diskriminime. Per shkak se goranet e Kosoves jane identifikuar si serbe e si te tille nisur nga masakrat qe kane kryer serbet ndaj popullsise shqiptare , u diskriminuam dhe ne goranet. Sot nuk ka dallime e as fyerje nga askush as nga gjuha e as nga kultura e tradita. Jemi teresisht te lire .
Gora dhe Goranët e Shqipërisë
Bjeshka e Borjes Kallabaku liqeni
Skenderbeu.info: Goranet si e cilesojne veten me shume,shqiptare,bullgar apo vetem gorane?
Profesor Mehmeti: Goranet kurre nuk e kane identifikuar veten me ndonje nacionalitet e as e kane deklaruar ndonjehere kete gje. Ata e kane quajtur dhe vijojne ta quajne veten ” goranë” ose “nashinci”(tanë) . Ata jane quajtur “shqiptare” ne rwgjiatrimin e ndryshem te popullsise ne Shqiperi. Ne Kosove , per te ruajtur sa me shume identitetin e tyre si gorane, jane deklaruar shume prej tyre si boshnjake, disa serbe, e disa shqiptare.. Ne Maqedonine e Veriut jane deklaruar torbeshe muslimanë apo turq.
Kurse ne ditet tona , per shkak te vleres se pasaportes bullgare , ne Shqiperi shume gorane, jane vetedeklaruar bullgare. Kjo nisur dhe nga fakti se parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin per pakicat ne Shqiperi ku perfshihet si minoritet bullgar dhe Gora. Ketu ka nje perplasje me pakicen maqedone. Dhe kjo eshte bere me vendim parlamenti , po nuk ka.patur regjistrim popullsie serioz e pa ndikime poltike tek banoret e kesaj zone. Ne gjithe regjistrimet e meparshme jane deklaruar ose gorane ose shqiptare dhe jo maqedone apo bullgare. Ndryshe ka ndodh ne banoret e Gores Kosove ku jane deklaruar gorane, boshnjake , serbe , dhe asnje maqedon apo bullgare . Kurse ne Maqedonine e Veriut , banoret e Jelovjanes dhe Urviçit jane deklaruar gorane muslimane te Maqedonise, torbeshe maqedonas apo turq.
Pra eshte bere nje “sallate mikse ” me keta banore. Ata jane te njejte nga gjuha, kultura tradita , zakonet e gjithçka tjeter duke i bere te veçante nga popullsia tjeter qe i rrethon e nga ana e kombesise jane te ndare si mos me keq po kjo thjesht per interesa jetesore te tyre per te ruajtur identitetin e vet.
Goranet ja kane lene vendin historianeve per te percaktuar identitetin kombetar te tyre dhe jo politikaneve te asnje lloj ngjyre.Si ka mundesi qe kur parlamenti shqiptar njeh minoritet bullgar ne Gore apo maqedon, pse nuk e njeh Kosova dhe Maqedonia kete minoritet ne fshatrat e tyre kur ne Kosove jane 19 fshatra gorane dhe 2 ne Maqedonine e Veriut?
Gora dhe Goranët e ShqipërisëZona e Gores shtrihet në pjesën lindore të Lumës e cila përfshihet administrativisht në qarkun e Kukësit
pashaporta bullgare
Skenderbeu.info:Pyetje me vend por keto jane politikat e Kosoves dhe Maqedonise. Pastaj mos te harrojme dhe trazirat qe jane mes Serbise dhe Kosoves. Le te kalojme te problematikat e kesaj zone ketu ne Shqiperi?
Profesor Mehmeti: Problematike e zones se Gores sot mbetet emigrimi masiv i popullsise. Jane shperngulur drejt perendimit me pasaporta bullgare dhjetera banore nga Shishtaveci, Borja, Cernaleva, Orgjosti, Pakishti, Oreshka , Zapodi etj. Ne zonen e Gores Kosove po ashtu po jo me pasaporta bullgare qe jane me vlere po me azil ne France, Gjermani, Itali etj . Goranet e Kosoves me se shumti kane emigruar pas luftes se Kosoves nga frika e nje spastrimi nga urrejtja qe kishin shqiptaret ndaj serbeve qe i masakruan ( e prekem me lart se goranet identifikoheshin si serbe).Kushtet ekonomike e detyruan kete popullate te emigronte drejt vendeve te tjera te BE apo jo . Varferia , papunesia, siguria , jetesa me e lehte , ishin shtysat drejt shteteve perendimore e sidomos liria e te vepruarit dhe e te jetuarit.
Skenderbeu.info-Si ja dalin banoret e kesaj zone me jetesen pervec kontribimeve nga emigrantet?
Profesor Mehmeti: Banoret e mbetur te kesaj zone merren kryesisht me mbledhjen e bimeve medicinale ,kultivimin e patates cilesire, produkteve blegtorale qe i shesin ne Kukes apo Dragash si qendren me te afert .
Gora dhe Goranët e ShqipërisëZona e Gores shtrihet në pjesën lindore të Lumës e cila përfshihet administrativisht në qarkun e Kukësit
Patatet
Skenderbeu.info– Ndihme nga bashkia e Kukesit apo nga Bullgaria qe ju pretendon minoritet I saj? Po goranet e Kosoves?
Profesor Mehmeti: Bashkia e Kukesit i ka ndihmuar keta banore me hapjen e rrugeve te bllokuar ne dimer nga bora, me marreveshje ndershteterore per lejimin e kalimit te kufirit me kafshe dhe mjete motorike, me ngritjen e qendrave turistike, me promovim kulturash e traditash te zones. Sigurisht ka shume per te bere . Kurse ne zonen e Gores Kosove, si zone eshte me e zhvilluar. Kane infrastrukture te majftueshme e te rregullt funksionale.. Komuna Dragash ka investuar e investon per rrjetin elektrik, rruge, ujesjellsa , kanalizime dhe pastrim territori.
Sa i perket ketyre banoreve , ata mbeshteten dhe nga shtete te tjera si Serbia me ndihma ekonomike dhe sociale perveç Kosoves.
Bullgaria shteti pretendues per minoritetin e saj apo Maqedonia e Veriut apo Serbia e ndonje shtet tjeter deri tani nuk kane kontribut ne zhvillimin e Gores e goraneve. I vetmi sherbim eshte nga ana e Bullgarise , pajisja me pasaporte drejt vendeve te tjera dhe dhenia e te drejtes per shkollim te femijeve gorane ne Bullgari me financim te shtetit bullgar.

Pra ne Shqiperi emigrimi eshte ne kulmin e tij sa edhe ne kete zone eshte problematika kryesore. Por ketu duket emigrimi nuk eshte ndalur per asnje moment. I vetmi ndryshim duket te jete pashaporta bullgare. Banoret e kesaj zone kane shpresa te mundesite qe u ofron pashaporta bullgare per te levizur jashte shtetit ne menyre legale.

 

Figerta Disha

Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
39 %
1.5kmh
0 %
Fri
18 °
Sat
16 °
Sun
16 °
Mon
15 °
Tue
10 °

Lajmet e fundit

Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi

0
(Skenderbeu.info)-Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi Policia kufitare këtë të premte ka...
Top chanel

Sulmi ndaj “Top Channel”/ Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të...

0
(Skenderbeu.info)-Sulmi ndaj "Top Channel"/ Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të...
droga

Kapen tre shqiptarë/Sekuestrohen 83 kilogramë kokainë

0
(Skenderbeu.info)- Kapen tre shqiptarë/Sekuestrohen 83 kilogramë kokainë Një operacion i Guardia di Finanza me kompetenca...

Kapen 241 kilogramë kokainë në një varkë

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 241 kilogramë kokainë në një varkë Policia Kombëtare Kolumbiane, në koordinim me Prokurorinë e...
Kavajë

Plumba në Kavajë, dy të vrarë

0
(Skenderbeu.info)-Plumba në Kavajë, dy të vrarë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më...
FIFA dënon drejtorin sportiv të Tottenhamit. Fabio Paratici, i është ndaluar të merret profesionalisht me çështjet e futbollit në mbarë botën.

FIFA dënon drejtorin sportiv të Tottenhamit

0
(Skenderbeu.info)-FIFA dënon drejtorin sportiv të Tottenhamit Drejtorit sportiv të Tottenhamit, Fabio Paratici, i është ndaluar...

Lajme të tjera
NGJASHME

Racion i cili do t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë ditës!

(Skenderbeu.info)-Racion i cili do t’ju mbajë të ngopur gjatë...

Rezultati i sondazhit te Skenderbeu.info: Messi zgjidhet lojtari më i mirë

(Skenderbeu.info)-Rezultati i sondazhit te Skenderbeu.info: Messi zgjidhet lojtari më...

Maroku parajsa e hashashit qe furnizon europen por tani dhe ameriken latine.

(skenderbeu.info)  "Maroku parajsa e hashashit" Duke mbajtur në dorë...

Smell Spot: Si po lulëzojnë bizneset e punës së dorës

(Skenderbeu.info)-Smell Spot: Si po lulëzojnë bizneset e punës së...

KURBANI I RADHES

(Skenderbeu.info)-KURBANI I RADHES Janë gjithmonë intriguese mendjet e mbrapshta, si...

Muzeu historik dhe etnografik i Krujës

(Skenderbeu.info)-Muzeu historik dhe etnografik i Krujës Ky muze është ngritur...

Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare

(skenderbeu.info) Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare Shqiptarët në...

Panairi i Librit dhe debati mbi librat elektronikë

(Skenderbeu.info)-Panairi i Librit dhe debati mbi librat elektronikë Është e...
Raporto