(Skenderbeu.info) Goditet për vdekje muzikanti i njohur turk Onur Sener pasi nuk dinte këngën që i kërkuan. Vrasja e muzikantit Onur Sener në një klub nate në Ankara, në të cilën dyshohet se ishin përfshirë disa punonjës nga një ministri shtetërore dhe një agjenci publike ka tronditur Turqine.
Muzikanti 45 vjeçar, dyshohet se u vra pas një sherri që shpërtheu për një kenge te kerkuar nga nje grup klientesh. Sherri ka nisur pasi Şener u tha klientëve se nuk e dinte këngën që i kërkuan të këndonte. Ai u sulmua me xhama te thyer dhe me pas u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra.
Haluk Levent, një yll turk i rokut dhe aktivist për të drejtat e njeriut, tha se personat që vranë Şenerin ishin burokratë nga Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, të cilët ai i identifikoi si ALİ G. dhe İLKER K. përveç Semih S., inxhinier në Turkish Aerospace Industries (TAI). “Jam edhe më i tronditur tani që mora vesh se ata që goditën fytyrën e Onurit me xham (të thyer),” shtoi Levent.
Per kete ngjarje kane reaguar zemerthyer artiste te tjere si edhe nena e te ndjerit.
“Vrasësit rrahën dhe vranë Onur Şenerin sepse ai nuk e dinte këngën që kërkuan! Në fund të natës e kanë pritur të dalë nga lokali dhe i kanë zënë pritë. Nuk ka rëndësi se çfarë shkruajmë apo themi. Duhet të na vijë turp se ku ka ardhur ky vend”, u shpreh aktori turk Mert Fırat.
Duke percjelle per ne banesen e fundit te birin nena e te ndjeri ka thene per mediat:-“Ata nuk janë njerëz. Ata më vranë djalin tim për një kenge. Kaq pak vlerë ka jeta njerëzore? Ndodhi për një këngë. Dua që këta njerëz të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Më morën djalin’’.