Goditet një tjetër rast i kultivimit të lëndëve narkotike, një i arrestuar në Kurbin

(Skenderbeu.info)-Goditet një tjetër rast i kultivimit të lëndëve narkotike, një i arrestuar në Kurbin

Goditet një tjetër rast i kultivimit të lëndëve narkotike në Kurbin, arrestohet shtetasi Valentin Cara.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar 94 fidanë kanabis të fshehur në banesën e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi”, për goditjen që në fazë fillestare të një tentative për kultivim të bimëve narkotike.
Operacioni, rezultat i kontrolleve në terren me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore.
Evidentohen nëpërmjet përdorimit të dronit, të fshehur pas një banese dhe të kultivuar në kubikë, fidanë të bimës narkotike cannabis sativa.
Kapet në flagrancë dhe arrestohet pronari i banesës, autor i dyshuar i këtij rasti kultivimi.
Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i kontrolleve në kuadër të këtij operacioni, përmes përdorimit të dronit, u konstatuan në kubikë, 94 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të fshehur pas banesës së shtetasit V. C., i cili u arrestua në flagrancë si autor i dyshuar i këtij rasti kultivimit.
Fidanët e dyshuar narkotikë, në kubikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kontrollet në terren, në zona të pyllëzuara dhe në ambiente të tjera, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1kmh
0 %
Sun
20 °
Mon
26 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Policia zbulon parcelat me kanabis në Krujë/ Shpallet në kërkim 53-vjeçari

(Skenderbeu.info)-Policia zbulon parcelat me kanabis në Krujë/ Shpallet në...

Gjendet zemra e shqiptarit në Spanjë/ Zbardhet vendimi i gjykatës, organi në morg

(Skenderbeu.info)-Gjendet zemra e shqiptarit në Spanjë/ Zbardhet vendimi i...

Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Burrel

(Skenderbeu.info)-Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona...

Zbulohet plantacioni i drogës me rreth 5000 bimë marijuanë, mes te arrestuarve 2 shqiptarë

(Skenderbeu.info)-Zbulohet plantacioni i drogës me rreth 5000 bimë marijuanë,...

Zbulohet opium në Vlorë/ Sekuestrohen 70 bimë të mbjella në një arë

(Skenderbeu.info)-Zbulohet opium në Vlorë/ Sekuestrohen 70 bimë të mbjella...

Gjenden rreth 27 mijë fidanë kanabis në Malësi të Madhe/ Kultivoheshin në toka

(Skenderbeu.info)-Gjenden rreth 27 mijë fidanë kanabis në Malësi të...

Kapen me kokainë, 10 mijë euro cash dhe pistoletë në banesë, arrestohen 41-vjeçari shqiptar

(Skenderbeu.info)-Kapen me kokainë, 10 mijë euro cash dhe pistoletë...
Raporto