(Skenderbeu.info) Gjykatësi i qarkut i SHBA/ Punonjësit e Twitter nuk mund të ndjekin padi në grup.
Një gjykatës vendosi që punonjësit e pushuar nga Twitter, duhet të ndjekin padite ne menyre individuale dhe jo një padi grupore.
Punonjesit pretendojnë se kompania e mediave sociale nuk ka dhënë kohën e duhur përpara përfundimit të tyre,
Gjykatësi i qarkut i SHBA, James Donato tha se ish-punonjësit e Twitter, duhet të heqin dorë nga padia e tyre në grup.
Donato, në vendimin e tij për të marrë anën e Twitter, përmendi marrëveshjet që ish-punonjësit nënshkruan me kompaninë.
Avokatja që përfaqëson ish-punonjësit tha se ajo ka paraqitur 300 kërkesa për arbitrazh për ish-punonjësit e Twitter dhe ajo pret të paraqesë qindra të tjera.
Ish-punonjësit thonë se nuk kanë marrë paketën e plotë të largimit që ishte premtuar përpara se Elon Musk të bëhej CEO.
Ish-punonjësit e Twitter ngritën një sërë padish kundër kompanisë së mediave sociale pas pushimeve masive nga puna pasi Musk mori detyrën.
Gjithashtu, duke përfshirë disa që paditën për diskriminim të dyshuar gjinor.
Pesë ish-punonjës të Twitter paditën kompaninë, duke pretenduar se Twitter shkeli ligjet federale dhe shtetërore që kërkojnë të paktën 60 ditë njoftim për një pushim masiv.