(Skenderbeu.info) Zbulohet gjendja shëndetësore e Lugatit, Vëllai i Madh letër banorëve në BBVK.
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dje është bërë e ditur se një nga banorët ‘Lugati’ është larguar nga shtepia per arsye shëndetësore. Banorët e tjerë të shtëpisë të shqetësuar për gjendjen e tij kane qënë në pritje të një njoftimi nga ‘Vëllai i Madh’.
Ai është dërguar për të marrë trajtimet mjekësore të nevojshme dhe ‘Vëllai i Madh’ ka njoftuar banoret se:
“Banorë, pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do ‘Vëllai i Madh’”, u tha në letrën dërguar banorëve.