(Skenderbeu.info)-Gazetari zbulon “sekretin”/ Pse hesht Rama për skandalin “McGonigal”
Gazetari Hysni Gurra ka deklaruar se arsyeja pse kryeministri Edi Rama po hesht për skandalin McGonigal është sepse ai nuk e di se sa dinë amerikanët për të.
Në një intervistë për gazetaren Sonila Meço ai tha se kjo është arsyeja pse ai shmanget dhe kthen përgjigje me anë të një sekretareje.
“Fakti që mediat amerikane nuk bënë thjeshtë një artikull sporadik dhe doli vetëm njëherë dhe hoqën dorë, duhet t’i kujtojmë edhe publikut shqiptarë se ‘Washington Post’ është media që ka rrëzuar presidentin Nixon, pra këmbëngulja e atyre dhe heshtja e Edi Ramës tregon se kjo ka qenë një marrëdhenie okulte mes Ramës dhe zyrtarëve të lartë të FBI, rasti i McGonigal por edhe i paraardhësve të tij. I vetmi njeri që e di se çfarë ka bërë është Edi Rama.
Ai për momentin hesht sepse nuk di se sa dinë amerikanët për atë. Për këtë arsye ai shmanget dhe hesht sepse ne e dimë kryeministrin tonë dhe etjen e tij për t’u prononcuar për media ndërkombëtare, ku ka mundur. Pra, është rasti i parë që ai kthen një përgjigje me anë të në një sekretareje”, tha Gurra.