Flamuri ‘çmend’ Vuçiçin/ Gazetari tallet: E vendosi kamerieri shqiptar…

(Skenderbeu.info)-Flamuri ‘çmend’ Vuçiçin/ Gazetari tallet: E vendosi kamerieri shqiptar…

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe miku i tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërritën në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Por ndërsa të dy mbërritën në resortin luksoz, një ‘surprizë’ ishte rezervuar për presidentin serb. Pranë hotelit ku qëndronte ai, ishin vendosur flamujt e Kosovës dhe flamuri ‘Autochthonous’.
Vendosja e këtyre flamujve është cilësuar një provokim nga mediat serbe. Madje flamujt në Davos janë krye-argumenti i medieve serbe, të cilat thonë se ky është një skandal.
Gazetari Enver Robelli ka ironizuar reagimin e medieve serbe për këtë ‘skandal’.
“Mediat e Vuçiçit sot qenkan çmendur (përsëri). Shkruajnë se në një hotel në Davos të Zvicrës “lobistët shqiptarë” paskan vendosur “flamuj provokativë” përballë hotelit ku po qëndron kryetari serb i cili është pjesëmarrës i Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Një gazetë bulevardeske po citon “ekspertë” serbë që “janë të bindur” se këtë vepër shqiptarët e kanë përgatitur moti, sepse lobi shqiptar “atje (në Zvicër) ndihet si në shtëpi të veten”. – Puna mund të jetë krejt ndryshe: ndonjë kamerier shqiptar i hotelit mund të ketë vendosur këta dy flamuj për të përshëndetur krejt pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik Botëror ose ndonjë cjap alpin, ujk të ardhur nga Italia apo ndonjë shqiponjë që fluturon krenare mbi alpet e kantonit Graubünden. Lobi shqiptar është gjithkund ku është paranoja e mediave bulevardeske të Beogradit,” shkruan ai.
Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Wed
6 °
Thu
7 °
Fri
9 °
Sat
10 °
Sun
11 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës

(Skenderbeu.info)-Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës“Tirana do...

Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e shërbimit njëri-tjetrit

(Skenderbeu.info)-Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e...

Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga Kukësi

(Skenderbeu.info)-Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga...

Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament

(Skenderbeu.info)-Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë...

Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për kartelin Sinaloa

(Skenderbeu.info)-Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për...

Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në Bulqizë

(Skenderbeu.info)-Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në...

Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit psiko-social në Tiranë

(Skenderbeu.info)-Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit...

Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më kapi flama gripale

(Skenderbeu.info)-Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më...
Raporto