(Skenderbeu.info)-Flamur Noka: Ka filluar asgjësimi i parlamentarizmit në Shqipëri
Deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi në emisionin “Log.” në Panorama TV se në Shqipëri “ka filluar asgjësimi i parlamentarizmit”.
Në fjalën e tij, Noka foli për ligjin e parashkrimit që u iniciua nga Berisha por qeveria nuk e miratoi duke thënë se kanë frikë nga lufta kundër korrupsionit, por në fakt duhet të japin llogari deri në vdekje nëse kanë kryer vjedhje.
“Ka filluar asgjësimi i parlamentarizmit në Shqipëri që ditën që Edi Rama u ul në atë karrige tani ka avancuar, rezoluta për krimet serbe në Kosovë po kush e urdhëron atë që të mos e miratojë po rri në sirtar tani më thuaj ti kujt i shërben kush nuk është dakord që nuk duan të dënohen krimet serbe në Kosovë vetëm Putin dhe Vucic dhe Edi Rama u shërben atyre. Këto janë të gjitha bashkë kemi kërkuar. Më thuaj një nismë që e kemi ndërmarrë dhe ata e kanë pranuar. Më fal Sali Berisha nuk lanë lobim pa bërë ka iniciuar ligjin për parashkrimin, unë që kam qenë ministër unë dhe po të kem bërë vjedhje është e parashkruar dhe Berisha që akuzojnë këta e ka iniciuar që qeveritarët të mos kenë parashkrim por cfarë i tremb këta që e kanë futur në kosh.
Kemi cuar për ta ndryshuar. Mos u habisni, ata kanë frikë nga lufta kundër korrupsioni s’kam frikë thonë, hajde vërtetoje thuaj të heqin parashkrimin, cdo kush nga ne që është ulur në karrigen e shtetit dhe është ushqyer nga taksat e shqiptare unë sot si deputet dhe ai kryeministër dhe nuk mund të kemi parashkrim ne duhet të japin llogari deri në vdekje, kjo është më e rëndë. Pse e kemi kërkuar, sepse zotëri kur të ulesh për të përfaqësuar shqiptarët duhet ta mendosh se deri në vdekje vjedhja të ndjek. Unë i kërkoj ndjesë sepse ore shyqyr që është emisioni juaj që ne flasim si opozitë unë shkoj në paralment dhe sa përmend Edi Ramën bie zilja ndërpritet fjala edhe ato dy minuta mi ndërpresin pa bërë dy sekonda, kjo duhet të jetë shqetësim dhe për ju. Pse i rashë unë bilbilit, nuk kam shqetësi, nëse Lindita thotë të kapin, nga xhaketa unë dua të drejtën e fjalës”, tha Noka.