fbpx

Fintech në Tiranë

(Skenderbeu.info) ” Fintech në Tiranë”  – 1.7 bilion njerëz në moshë të rritur në të gjithë botën nuk kanë akses në shërbimet bankare, sipas studimeve të kryera nga Banka Botërore (2021). Po nga i njëjti burim, për tregun shqiptar, kjo situatë prek mbi 60% të popullsisë vendase. Në ditët që jetojmë, këto shifra janë vërtetë shqetësuese dhe ndikojnë në jetën e secilit prej nesh!

Vëmendjen ndaj këtij fenomeni, e kanë ngritur vazhdimisht institucionet financiare vendase dhe të huaja, edhe përpara periudhës pandemike të krijuar nga Covid-19, duke marrë parasysh faktin se rritja e aksesit dhe përfshirjes financiare në një shtet është një ndër teknikat më të mira për zhvillimin e ekonomisë së një vendi. Për më tepër, një ndër qëllimet e Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, është edhe eliminimi i varfërisë nëpërmjet mikrofinancës dhe teknologjive të reja financiare.

Në tregun shqiptar, kompanitë Fintech po transformojnë të ardhmen në sektorin e shërbimeve financiare, duke sjellë çdo ditë e më shumë risi dhe inovacione. EasyPay mban pozicionin e pionerit të tregut, që prej nisjes së këtij rrugëtimi në vitin 2010, atëherë kur pak flitej mbi inovacion në sipërmarrjen lokale dhe teknologjinë në shërbimet financiare. Me dëshirën e mirë për të sjellë ndryshime pozitive në ekosistemin e industrisë fintech, EasyPay organizon konferencën e parë disa-ditore me fokus drejt fintech-ut Shqiptar.

‘FinTech Days Tirana 2022’. 3 ditë të plota, të mbushura me ide të reja, të guximshme dhe plot mundësi njohjesh të reja dhe parteritetesh. Kjo ngjarje do të sjellë një format ndryshe për publikun shqiptar dhe jo vetëm: gjatë të treja ditëve do të zhvillohet paralelisht një hackathon, ndërsa në ditën fundit do të marrë jetë konferenca e parë Fintech e organizuar në Shqipëri.

Data 21, 22 dhe 23 shtator do të jenë ditët e programuesve të rinj shqiptarë, që do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin në një hackathon, ose siç na pëlqen ta quajmë, fintechathon. Ky profesion, sa i ri po aq dhe sfidues, ka fituar zemrat e qindra e mijëra të rinjve shqiptarë që kanë treguar dashurinë e tyre mbi teknologjinë. Qyteti që do të mirëpresë “Fintech Days” është Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, nën petkun e kryeqytetit europian të rinisë për vitin 2022. Kryeqyteti është i mbushur me të rinj dhe të reja energjikë që presin një mundësi për të shpalosur idetë dhe aftësitë e tyre, dhe këtë mundësi do ta gjejnë në këtë rrugëtim “fantastech”.

Ditët e Fintech-ut shqiptar do të përmbyllen me Konferencën “Where Tech meets Finance, for Digital Transformation”. Një konferencë e organizuar me diskutime në nivele të larta përfaqësimi, ku për të parën herë bëhen bashkë komuniteti i institucioneve financiare dixhitale: ofruesit e shërbimeve, bizneset tradicionale, banka, këshilltarë, akademikë, studiues dhe përfaqësues të qeverisë nga Shqipëria dhe rajoni. Eventi do te nisë me fjalime nga zyrtarë të lartë dhe aktorë të rëndësishëm të sektorit publik, privat dhe akademik e më pas do të vijojë me katër sesione interaktive diskutimi ku do të trajtohen disa nga çështjet e aktualitetit të financës digjitale në vend.

Tirana Fintech
Tirana Fintech

Ky event është i hapur për të gjithë të apasionuarit e fushës së financës digjitale, sipërmarrësit e rinj, studiuesit dhe aktorët e ekosistemit, të cilët për pjesëmarrjen në Konferencën e datës 23 shtator 2022, do të kenë mundësi të marrin pjesë duke u regjistruar në platformën www.fintechdays.al për të siguruar biletën e tyre falas.

 

Tashmë jemi të vetëdijshëm se po jetojmë në ditët e fintech-ut, dhe e ardhmja është më pranë se kurrë!

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

femijet dhe social media

Rrjetet sociale i ‘vjedhin’ gjumin fëmijëve një natë në javë

0
(Skenderbeu.info) Rrjetet sociale i 'vjedhin' gjumin fëmijëve një natë në javë Një studim i studiuesve të Universitetit të Leicester-it zbulon se fëmijët dhjetëvjeçarë humbin rreth...
Parkim Kaliforni

Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit

0
(Skenderbeu.info) Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit. Kalifornia më në fund është gati të heqë kërkesat e parkimit në të gjithë shtetin....
Izrael, Viti i ri

Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri

0
(Skenderbeu.info) Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri Siç e kërkon tradita, Izraeli feston sonte fillimin e vitit 5783 nga krijimi hyjnor...
Deti Mesdhe

Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe

0
(Skenderbeu.info) Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe Sipas një studimi të ri të kryer nga Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale...
Sllovenia-Huawei

Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik

0
(Skenderbeu.info) Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik Qeveria sllovene duket se ka zbutur qëndrimet e saj për ligjin e komunikimeve elektronike, në ndryshim nga ekzekutivi i mëparshëm...
Josef Borell

Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit

0
(Skenderbeu.info) Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, duke folur për BBC ka...

Lajme të tjera
NGJASHME

Rrjetet sociale i ‘vjedhin’ gjumin fëmijëve një natë në javë

(Skenderbeu.info) Rrjetet sociale i 'vjedhin' gjumin fëmijëve një natë...

Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik

(Skenderbeu.info) Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik Qeveria sllovene duket se ka...

Priscilla Chan: Në shkencë duhet më shumë përfaqësim i njerëzve nga etni dhe komunitete të ndryshme

(Skenderbeu.info) Priscilla Chan: Në shkencë duhet më shumë përfaqësim...

Apple po rrit çmimet e App Store në Evropë dhe Azi

(Skenderbeu.info)-Apple po rrit çmimet e App Store në Evropë...

Arti takohet me shkencën dhe meditimin

(Skenderbeu.info) Arti takohet me shkencën dhe meditimin Dy mendje të...

Koreja e Jugut gjobit gjigandët Google dhe Meta për shkelje të privatësisë

(Skenderbeu.info) Koreja e Jugut gjobit gjigandët Google dhe Meta...

Omani njofton ndërtimin e një qendre kërkimore për misionet hapësinore

(Skenderbeu.info) Omani njofton ndërtimin e një qendre kërkimore për...

Samsung: objektivi për emetime zero deri në vitin 2050

(Skenderbeu.info) Samsung: objektivi për emetime zero deri në vitin...
Raporto