fbpx

Festivali Ndërkombëtar i Videoartit “Gjon Mili”, shkon në Korçë

(Skenderbeu.info) “Festivali Ndërkombëtar i Videoartit “Gjon Mili”, shkon në Korçë” –  Festivali Ndërkombëtar i Videoartit “Gjon Mili”, është zhvendosur sot në Korçë, ku do të qëndrojë deri më datë 10 shtator. Bashkia Korçë dhe biblioteka “Thimi Mitko” do të organizojnë aktivitetin e hapjes me një ndërthurje të bukur të filmave me metrazh të shkurtër dhe muzikës xhaz&bluz, si dhe kontributin e artistit të njohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili.

Eventi në bibliotekën “Thimi Mitko” do të nisë me një performancë të kantautorit e kitaristit Vitmar Basha. Më tej, “Gjon Mili IVAF” do të zhvendoset në Muzeun Gjon Mili, në datat 9 dhe 10 shtator. Aty, artdashësit mund të shijojnë shfaqje filmash nga artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, si dhe biseda artistike. Festivali i videoartit nisi në Tiranë, me biseda mes artistësh dhe prezantime punësh të tyre.

Më pas festivali i “Gjon Milit” do të zhvendoset në manhatan të Nju-Jorkut, nga 25 – 30 shtator.

Gjon Mili
Gjon Mili

Gjon Mili ishte një fotograf me origjinë shqiptare por që ushtroi aktivitetin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fotografitë e tij me ekspozim ultra të shkurtër, përbëjnë një nga dukuritë më interesante të lidhjes së shkencës me artin. Punët e Gjon Milit janë ekspozuar në Muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut (MOMA) si dhe në galeritë e Parisit. Ndër më të famshmet punë të tij, janë fotot që i ka bërë piktorit të shquar Pablo Pikaso, njëra prej të cilave mban titullin “Duke vizatuar me dritë”./ATA/

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Vipat kundër vendimit të SH.B.A-së për abortin

Aborti në Arizona kthim pas në 1864.

0
(Skenderbeu.info)  Aborti në Arizona kthim pas në 1864. Deri në këtë vit në Shetet e Bashkuara aborti ka qënë i paligjshëm. Një gjykatës i...
Jannik Sinner

Jannik Sinner në Sofje

0
(Skenderbeu.info)-Jannik Sinner në Sofje, i sapo kthyer në top 10-shen e botës, po ndjek treshen në ATP 250 në Sofje. Një turne që e ka fituar...
Torino

Torino: rinovimi i Sasha Lukiç

0
(Skenderbeu.info)-Torino: rinovimi i Sasha Lukiç ne javet e fundit Pas polemikave në fillim të sezonit, Sasha Lukic dhe Torino janë afruar sërish. Dhe bisedimet për...

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

0
(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e dendura Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Në Dibër, ka...
Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...

Lajme të tjera
NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e martë, 27 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Parashikimi i motit për ditën e martë, 27...

Historia e Ervis Martinaj ende një sekret

( Skenderbeu.info) Historia e Ervis Martinaj ende një sekret....

Berisha: marrëveshja Rusi-Serbi kundër interesave kombëtare

(Skenderbeu.info) Berisha: marrëveshja Rusi-Serbi kundër interesave kombëtare Sot është mbajtur...

Kola: Nuk ekziston mjekësia falas në Shqipëri

(Skenderbeu.info) Kola: Nuk ekziston mjekësia falas në Shqipëri Sipas mjekut...

Parashikimi i motit për ditën e hënë, 26 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Parashikimi i motit për ditën e hënë, 26...

Tragjike: Aksident i katërfishtë në aksin Kavajë-Durrës

(Skenderbeu.info) Tragjike: Aksident i katërfishtë në aksin Kavajë-Durrës. Aksidentete...

Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri

(Skenderbeu.info) Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia...

Në galerinë e Amsterdamit lejne insektet në emër të artit

(Skenderbeu.info)-Në galerinë e Amsterdamit lejne insektet në emër të...
Raporto