fbpx

Festa e Rracjës, Ku Gjëmojnë Daullet. Promovimi i Zonave Turistike

(Skenderbeu.info) “Festa e Rracjës, Ku Gjëmojnë Daullet”. Promovimi i zonave turistike/ Rudina Kukeli: Foksi është mbi të rinjtë dhe në promovimin e zonave turistike” – Që kur minierat u mbyllën, qyteti i Prrenjasit “fle” mbi pasuri, e fatkeqësisht po braktisët në nga të rinjtë. Kush mundet punon në Maqedoninë fqinje. Të shumtë janë qytetarët që çdo ditë kalojnë pikën kufitare për të punuar në vendin fqinj. E disa të tjerë zhvendosen në Elbasan. Në qendrën e qytetit, na tregojnë se Stuga dhe Ohri janë destinacioni i preferuar si për të kaluar fundjavën, por edhe për facilitete mjekësorë ose sociale.

Edhe pse mungon gjallëria e dikurshme e qyteraëve, Prrenjas është njohur për traditat dhe kulturën e tij. Prej vitit 2007 Bashkia e këtij qyteti ka nisur traditën e organizmit të festës së “Festa e Rracjës, Ku Gjëmojnë Daullet”. Është një festë lokale ku shpalosen traditat kultura, veshjet popullore dhe bukuria natyrore e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë që tashmë është një zonë e mbrojtur nga Unesco.

Në këtë interviste ekskluzive për Skenderbeu.info, Rudina Kukli, përgjegjëse për median dhe informimin pranë Bashkisë Prrenjas, tregon për vëmendjen e veçantë që ky institucion ka për sektorin e kulturës.

ushqim
Kulinari

Skenderneu.info¨: Si e ka filluar organizimi i festës së Rracjës, pse është zgjedhur muaj gusht?

  • Festa e Rrajces Ku Gjëmojnë Daullet. Promovimi i Zonave Turistike,  ka nisur në vitin 2007 nga kryetari komunës aso kohe Selajdin Bogdani me emrin festa “Ku gjëmojnë daullet” është traditë e kësaj zone promovimi , traditat, kultura, vallja e Rrajcës që është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. të gjitha këtyre vlerave të sipërpërmendura u kushtohej rendësi e veçantë dhe festa u vendos të mbahej në parkun e Shebenikut  që tashmë ky park është pjesë e UNESCO. Në ketë festë që është bërë traditë në Bashkinë Përrenjas nuk janë vetëm banorë të zonës por edhe banorë nga njësitë përreth. Muaji gusht është momenti që dhe emigrantë kthehen dhe festa i bën bashkë për të festuar në natyrën që të fal Parku Shebenik. Ajo çka kemi vënë re është se këtë aktivitet nuk marrin pjesë vetëm banore të zonës tonë ose zonave përreth, por vijnë nga e gjithë Shqipëria për të festuar. Kemi zgjedhur pikërisht muajin gusht për shkak se është muaj më i frekuentuar nga emigrantët. Shumë prej tyre vijnë me miqtë e tyre të huaj, të cilët mbetën të habitur nga traditat dhe zakonet tona. Është një festë gjithëpërfshirëse ku mund të këndosh kërcesh, të bëhesh pjesë e grupit, të shijosh ushqime, të bësh hecje në natyrë. Kemi menduar të sjellim një paketë të plotë. Çdo vit datat janë fleksibël në muajin gusht, në kohën që kemi më tepër emigrantë. Për vitin 2022 u vendos data 17 gusht, ora 11.00. Por siç theksova, gjithçka varet nga kushtet klimaterike, por edhe sociale, në rastin e pandemisë. Është një festë, që më tepër sesa muajin gusht, tregon sesa jemi të lidhur me vendin tonë. Dëshirojmë të promovojmë më të mirën, atë për të cilën kemi krenar. Çdo fillim shtator, si në këtë intervistë, i gjithë stafi i bashkisë fillon dhe bën një përmbledhje të këtij aktiviteti, duke u munduar të përmirësoj vetën dhe të shkoj në një hap me kohën. Dëshirojmë që çdo vit të sjellim diçka të re, diçka të ndryshme.
  • jehona e daulleve
    “jehona e daulleve”

Cilat janë aktivitet kulturore të organizuara nga Bashkia?

  • Aktivitete kulturore janë festat që organizohen nga Bashkia janë: festat e Nëntorit, Viti i Ri, 7-8 Marsi, Dita e Dëshmorëve, Festa e Bërzeshtes më 24 korrik, aktivitete sociale që organizohen nga shërbimi social sipas datave përkatëse ,Kafja e Skroskës më 15 gusht etj. Festat tona lokale mundohemi ti organizojmë në ambiente të hapura, gjithmonë të kushtëzuar nga kushtet atmosferike. Kemi vënë re se aktivitetet në natyrë, sidomos në zona turistike, që na i ka falur natyra, janë më të suksesshme. Në këtë mënyrë krijohet edhe lidhja e individit me origjinën dhe natyrën. Dëshirojmë ti largojmë sa më shumë të rinjtë nga ambjntet e bar-kafe ose lojërave elektronike.

Skenderbeu.info: Cilat janë aktivitete kulturore që ju dedikohen të rinjve?

  • Në Bashkinë Prrenjas ka një qendër kulturore që u dedikohet të rinjve ku në fokusin kryesor qëndron zhvillimi dhe promovimi i kulturës. Duke marr parasysh se të rinj nuk kanë shumë vënde për të kaluar kohën e lirë, ne jemi në punë të vazhdueshme me drejtoritë e shkollave, dhe institucione të tjera, për të krijuar dhe zhvilluar sa më shumë aktivitete sociale dhe kulturore, që jetesa në qytet të jetë me ngjyra dhe jo monotone. Të rinjtë, si kudo janë me mëndje për tu larguar nga vendi, por ka edhe nga ata që dëshirojnë të zhvillohen dhe të kontribuojnë në vendin e tyre. Normalisht ne, nuk mund të ndikojnë në zgjedhjet e tyre, por mund t’i ofrojmë një jetesë të kënaqshme në qytet. Për këtë arsye fokusi i bashkisë është kthyer nga të rinjtë, dhe në organizimin e aktivitete social-kulturore.

Jona Koprencka

1 KOMENT

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Vipat kundër vendimit të SH.B.A-së për abortin

Aborti në Arizona kthim pas në 1864.

0
(Skenderbeu.info)  Aborti në Arizona kthim pas në 1864. Deri në këtë vit në Shetet e Bashkuara aborti ka qënë i paligjshëm. Një gjykatës i...
Jannik Sinner

Jannik Sinner në Sofje

0
(Skenderbeu.info)-Jannik Sinner në Sofje, i sapo kthyer në top 10-shen e botës, po ndjek treshen në ATP 250 në Sofje. Një turne që e ka fituar...
Torino

Torino: rinovimi i Sasha Lukiç

0
(Skenderbeu.info)-Torino: rinovimi i Sasha Lukiç ne javet e fundit Pas polemikave në fillim të sezonit, Sasha Lukic dhe Torino janë afruar sërish. Dhe bisedimet për...

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

0
(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e dendura Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Në Dibër, ka...
Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...

Lajme të tjera
NGJASHME

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e...

Shqipëria me koston më të ulët të orës së punës në Europë

(Skenderbeu.info)-Shqipëria me koston më të ulët të orës së...

Horoskopi për ditën e martë, 27 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Horoskopi për ditën e martë, 27 shtator 2022 Dashi:...

Veliaj zbulon vendndodhjen e ndertimit e Teatrit te ri te Kukullave dhe Bibliotekes Kombëtare

(Skenderbeu.info)-Veliaj zbulon vendndodhjen e Teatrit te ri te Kukullave...

Moti keq,IGJEUM:priten rrebeshe shiu dhe përmbytje

(Skenderbeu.info)-Moti keq,IGJEUM:priten rrebeshe shiu dhe përmbytje Sipas Institutit te Gjeoshkencave ...

Horoskopi për ditën e hënë, 26 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Horoskopi për ditën e hënë, 26 shtator 2022 Dashi Do...

Sali Berisha mban fjalën përshendetëse të dasma e Arminës dhe Shkëlzenit

(Skenderbeu.info) Sali Berisha mban fjalën përshendetëse të dasma e...

Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit

(Skenderbeu.info) Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit....
Raporto