(Skenderbeu.info)-EULEX-i zbarkon në veri të Kosovës

Trupa të EULEX-it nga Italia e Polonia, po patrullojnë në komunat veriore të Kosoves. Ndërsa, serbët e Kosovës kanë paralajmëruar se me shqiptimin e gjobës së parë, do të nisin rezistencën.Por duke mos treguar në çfarë forme.
Nuk kanë mbetur edhe shumë orë deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për shqiptimin e gjobave për qytetarët që në veturat e tyre bartin targa ilegale, KM në vend të atyre legale, RKS.
Qeveria e Kosovës është shprehur e vendosur në zbatimin e këtij vendimi.
Pikërisht, kundërshtimi për shqiptimin e masave bëri që drejtori i policisë në veri të shkarkohet. Që pasoi me dorëheqjen e kryetarëve të komunave, policëve, gjyqtarëve e prokurorëve, asamblistëve, doganierëve e shumë zyrtarëve të tjerë serb.
Duke parë situatën, në Kosovë së fundmi zbarkuan trupa të EULEX-it nga Italia e Polonia, të cilët po patrullojnë në komunat veriore.
E komandanti i 25 karabinierëve italian që erdhën së fundmi në Kosovë, Mariano Bastanza thotë se tani po monitorojnë situatën.
“Ne jemi këtu për të mbështetur mandatin e misionit të EULEX-it që do të thotë të ndihmojmë të gjitha autoritetet dhe popullin e Kosovës për të përmirësuar gjendjen e tyre aktuale, e cila mbetet e ndjeshme, veçanërisht në veri”, thotë Mariano Bastanza, komandant italian. “Po, le të themi se duhet vetëm të monitorojmë, deri tani, situatën”.
Ai thotë se po e mbështesin Policinë e Kosovës.
“Sepse ne kemi disa informacione se çfarë po ndodh dhe situata është ende e ndjeshme”, tregon Bastanza. “Ne jemi këtu për të mbështetur, në thelb, policinë e Kosovës – dhe autoritetet. Këshillimi i tyre dhe monitorimi i situatës – ky është mandati ynë deri më tani”.

 

Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Protestuesit me sloganet e para.

Protestuesit me sloganet e para

0
(Skenderbeu.info)-Protestuesit me sloganet e para Ka nisur grumbullimi i protestuesve në urën e madhe në...
Destinacione

Putini dëbon 100 mijë refugjatë ukrainas ne Siberi , Arktik dhe Lindjen e Largët

0
(Skenderbeu.info)-Putini dëbon 100 mijë refugjatë ukrainas ne Siberi , Arktik dhe Lindjen e Largët Vladimir...
Guardia di Finanza

“Pastronte” para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari

0
(Skenderbeu.info)-"Pastronte" para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari Për 28 vjet, një burrë i padyshimtë i...
Policia e Kroacise

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...

0
(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...
Makina

Skenari i protestës së opozitës

0
(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin që do të ndjekë për...
samit be bp

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

0
(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë kete të marte ka nisur...

Lajme të tjera
NGJASHME

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e...

Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra

(Skenderbeu.info)-Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në...

Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën

(Skenderbeu.info)-Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën Presidenti i Këshillit...

Organizatat shqiptaro-amerikane: Diplomatët t’i japin fund ledhatimit të Serbisë

(Skenderbeu.info)-Organizatat shqiptaro-amerikane: Diplomatët t’i japin fund ledhatimit të Serbisë. Përfaqësuesit...

Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare

(skenderbeu.info) Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare Shqiptarët në...

Shqiptari që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi, pendohet në gjykatë

(Skenderbeu.info) Shqiptari që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi,...

Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

(Skenderbeu.info)-Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave Në...

Vjosa Osmani nderohet me ‘Çelësin e Sofjes’ në Bullgari

(Skenderbeu.info)-Vjosa Osmani nderohet me 'Çelësin e Sofjes' në Bullgari Presidentja...
Raporto