(Skenderbeu.info) Eni i Big Brother tregon rrëfimin prekës për fëmijërinë e tij.
Një nga banorët e Big Brother VIP Eni Tare po krijon afrimitet me konkurentet e tjere duke treguar historine e jetes se tij.
Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës, ai ka pranuar se ka kaluar një fëmijëri të vështirë për shkak të babait të alkoolizuar. Pavaresisht kohes “traumat” i kanë mbetur ende në mendje.
“Unë tim eti për një periudhë nuk i flisja fare. As në rrugë, askund. Gjatë kësaj periudhe më është dashur të punoj dhe të ndihmoj mamin. Kam bërë lloj lloj punësh, 15-16 vjeç. Kamarier nëpër dasma, laja pjata. Punoja me kova, me llaç.
Me gurë, me dru. Periudha më e vështire ka qenë 15 deri në 18 vjeç. Të kesh një baba të alkoolizuar është një problem shumë i madh. Kam përjetuar situata të tmerrshme. E kam falur, nuk ia ve fajin atij si individ.
“Të nesërmen esëll nuk ishte i keq, ishte tjetër person, por kur pinte transformohej. Fëmijëri e keqe”, është shprehur Eni.