fbpx

Emigrantët shqiptarë tejkalojnë rreth 9 herë shtetin me të ardhurat e tyre!

(Skenderbeu.info)-Emigrantët shqiptarë tejkalojnë rreth 9 herë Shtetin me të ardhurat e tyre!

Sipas statistikave emigrantët shqiptarë në kohën e krizës dhe rritjes së çmimeve në vend, vetëm në gjashtë mujorin e fundit kanë sjellë rreth 376 milion euro për familjarët e tyre.
Duke ndihmuar seriozisht që të kapërcejnë varfërinë për bukën e gojës! Nëse bëjmë krahasime mes kontributit të emigrantëve për vendin dhe po adhtu rolin e Qeverisë, mjafton të krahasojmë dy të dhëna:

– Emigrantët në gjashtë muaj e fundit kanë sjellë rreth 376 milion euro
– Qeveria shqiptare përmes të ashtuquajturës “Paketa 2 rezistencës” ka vënë në dispozicion jo me shumë se 40 miliardë lekë!

Pra, kontributi i emigrantëve  shqiptarë në krahasim me atë që ka vendosur në dispozicion Shteti shqiptar është rreth 9,4 herë më i madh!
Edhe pse emigrantët janë garancia e zhvillimit të nismës së lirë në 30 vite e fundit, kontribuuesit më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, mbajtësit kryesor me të ardhura të familjeve shqiptare, vazhdojnë të jenë vetëm qytetarë të dorës së tretë që institucionet shqiptare i kanë përbuzur dhe paragjykuar në 30 vite . Dhe po ashtu, politika i ka tallur dhe i ka përdorur si makijazh sa herë e ka pas të nevojshme!

Realitetit mediatik dhe po adhtu edhe ai politik apo shtetëror flasin për emigrantët kur ka radhë nëpër dogana, kur i numërojnë si turistë edhe pse kthehen në Atdheun e tyre!

Emigrantët shqiptarë vazhdojnë të përjashtohen nga të drejtat themelore politike si për të votuar dhe për tu votuar, ministria që ju dedikohej u hoq. Ka zero politika për të thithur trurin e Diasporës në sektorë të rëndësishëm të shtetit dhe institucioneve, po ashtu nuk ka projekte serioze apo politika shtetërore që paratë dhe eksperiencat e sipërmarrjes të importohen në Shqipëri!

Imagjino sikur kjo shumë prej 376 milion eurosh e sjellë për të mbajtur me bukën e gojës familjarët e tyre të ishin mundësitë reale për t’i investuar në nismën e lirë dhe sa vende pune do të ishin krijuar dhe sa do te ishin shumëfishuar përmes eksporteve!

Alban Daci

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Torino

Torino: rinovimi i Sasha Lukiç

0
(Skenderbeu.info)-Torino: rinovimi i Sasha Lukiç ne javet e fundit Pas polemikave në fillim të sezonit, Sasha Lukic dhe Torino janë afruar sërish. Dhe bisedimet për...

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

0
(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e dendura Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Në Dibër, ka...
Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?”

0
(Skenderbeu.info)-Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?” flet nëna e fansit së cilit portugezi ia prishi telefonin Këto nuk janë kohë të lehta...
Livio Suppo

Livio Suppo mirëpret Petruccin

0
(Skenderbeu.info)-Livio Suppo mirëpret Petruccin ,i lumtur që i jep Danilo Petruccit një shans Livio Suppo, menaxheri i navigimit të Suzuki. Foli për vendimin për t'i...

Lajme të tjera
NGJASHME

Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke thënë se “ky nuk është një bllof”

(Skenderbeu.info)Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke...

Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim

(Skenderbeu.info)-Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim.“Bota jonë është në...

Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për të shmangur humbjen?

(Skenderbeu.info)-Vladimir Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për...

Në luftën për opinionin global, Kina po fiton

(Skenderbeu.info)-Në luftën për opinionin global, Kina po fiton Këto ditë,...

Asetet Kripto po arrijne kulmin

(Skenderbeu.info)-Asetet Kripto po arrijne kulmin.Analizimi i aseteve të kriptove...

Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt

(Skenderbeu.info)-Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt .Cfarë vjen më...

Putini shkon drejt humbjes

(Skenderbeu.info)-Putini shkon drejt humbjes në Ukrainë. Pyetja e vetme...

Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë?

(Skenderbeu.info)-Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë? Ndërsa pushtimi rus...
Raporto