fbpx

Elisabeth II – Mbretërimi më i gjatë në historinë e Monarkisë Britanike dhe Kanadasë

(Skenderbeu.info) “Elisabeth II – Mbretërimi më i gjatë në historinë e Monarkisë Britanike dhe Kanadasë”   –  Lajmi kryesor dje në gjithë botën, ka qenë ndarja nga jeta e Mbretëreshës Britanike Elisabeth II. Kanadaja është monarki kushtetuese dhe Mbretëresha Elisabeth II ishte njëkohësisht edhe Kreu i Shtetit kanadez dhe Komandante e Përgjithshme e Forcave të Armatosura Kanadeze. Siç dihet, në Kanada Kurora Britanike përfaqësohet nga Guvernatori i Përgjithshëm në nivel federal dhe nga Lejtenant-Guvernatori në nivel provincial.

Rrugëtimi i Elisabeth II në shumë aspekte ka qenë i jashtëzakonshëm. Nga Lufta e Dytë Botërore, kur shërbeu si mekanike dhe shofere kamioni ushtarak në ushtrinë e Mbetërisë së Bashkuar, deri në shembjen e Murit të Berlinit dhe bllokut Sovjetik, mbretërimi i saj është më i gjati në historinë e Monarkisë Britanike. Në kohën kur ajo u ngjit në fron, Lufta në Kore ishte në kulmin e saj, Stalini ishte ende duke sunduar Bashkimin Sovjetik dhe Britania e Madhe sapo kishte njoftuar se zotëronte bombën atomike.

Portret zyrtar (viti 2013) i Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey (Getty Images/Peter Macdiarmid)

Elisabeth II jetoi 96 vjet dhe mbretëroi për 70 vjet. Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Princit Philip, Dukës së Edinburgut, një vit më parë në 9 prill, shëndeti i Monarkes u pa të përkeqësohej, qysh kur kaloi një natë në spital, për arsye që nuk u specifikuan. Më pas ajo u shfaq shumë rrallë në publik dhe delegoi pak nga pak një pjesë të detyrave tek djali i saj Charles, që tashmë trashëgoi fronin dhe do quhet Mbreti Charles III, e për rrjedhojë edhe Kreu i Shtetit dhe i ushtrisë kanadeze.

Kryeministri Trudeau sot para mediave me rastin e vdekjes së Elisabeth II (The Canadian Press/Darryl Dyck)

Elisabeth_II
Elisabeth_II

Me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II, qeveria kanadeze shpalli një periudhë zie 10 ditore dhe do organizojë një ceremoni përkujtimore kombëtare, përfshi dhe një parade ushtarake. Gjatë kësaj periudhe zie, flamujt në të gjitha ndërtesat dhe institucionet federale do të jenë në gjysmështizë. Ceremonia do të zhvillohet në Katedralen e Kishës së Krishtit në Ottawa.

Zyra e Kryetarit të Dhomës Kanadeze të Komunave ka njoftuar gjithashtu që në nderim të kujtimit të Mbretëreshës Elisabeth II, Kulla e Paqes në Parliament Hill do ndriçohet në blu mbretërore dhe shifrat mbretërore do projektohen nga perëndimi i diellit deri në mesnatë gjatë gjithë periudhës së zisë kombëtare.

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?”

0
(Skenderbeu.info)-Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?” flet nëna e fansit së cilit portugezi ia prishi telefonin Këto nuk janë kohë të lehta...
Livio Suppo

Livio Suppo mirëpret Petruccin

0
(Skenderbeu.info)-Livio Suppo mirëpret Petruccin ,i lumtur që i jep Danilo Petruccit një shans Livio Suppo, menaxheri i navigimit të Suzuki. Foli për vendimin për t'i...
asteroid,nasa

Sonda e NASA-s përplaset me sukses me astereoidin

0
(Skenderbeu.info)-Sonda e NASA-s përplaset me sukses me astereoidin Gjatë një prove të paprecedentë për të parë nëse është i mundur devijimi i kursit të një...
kuzhinier

Shqipëria me koston më të ulët të orës së punës në Europë

0
(Skenderbeu.info)-Shqipëria me koston më të ulët të orës së punës në Europë Në Shqipëri kostoja orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë është...

Lajme të tjera
NGJASHME

Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri

(Skenderbeu.info) Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia...

Në galerinë e Amsterdamit lejne insektet në emër të artit

(Skenderbeu.info)-Në galerinë e Amsterdamit lejne insektet në emër të...

Ndahet nga jeta Sali Shijaku,mjeshtri i madh i pikturës shqiptare

(Skenderbeu.info)-Ndahet nga jeta Sali Shijaku,mjeshtri i madh i pikturës...

“Don’t Worry Darling”, shumë parashikueshmëri dhe pak emocione

(Skenderbeu.info)-“Don't Worry Darling”, shumë parashikueshmëri dhe pak emocione Mbërrin në...

Aktorët e Shkodrës, kundër dekomunistizimit të kinematografisë

(Skenderbeu.info)-Aktorët e Shkodrës, kundër dekomunistizimit të kinematografisë Diskutime te forta...

Cherry Valentine, vdes në moshën 28-vjeçare

(Skenderbeu.info)-Cherry Valentine, vdes në moshën 28-vjeçare  George Ward, i njohur...

Nderron jete artisti kanadez Tom Benner

(Skenderbeu.info)- Nderron jete artisti kanadez Tom Benner, i njohur...

Brad Pitt debuton si skulptor

(Skenderbeu.info)-Brad Pitt debuton si skulptor në galerinë finlandeze të...
Raporto