Ekstradohen nga Greqia dhe nga Serbia dy shqiptarë të shpallur në kërkim për drogë

(Skenderbeu.info)-Ekstradohen nga Greqia dhe nga Serbia dy shqiptarë të shpallur në kërkim për drogë

Dy shqiptarë janë ekstraduar sot nga Greqia dhe Serbia, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Ndërkohë, sot është ekstraduar drejt Italisë, një shqiptar i dënuar me 8 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, në Itali.
NJOFTIMI I POLICISE
Kapen në Greqi dhe në Serbi, falë shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, dhe ekstradohen drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I ekstraduari nga Greqia, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike, ndërsa i ekstraduari nga Serbia, i dënuar me 3 vjet burgim, për dy vepra të ndryshme penale.
-Gjithashtu, ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 8 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, në Itali.
Në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë dhe serbë, janë kapur në Greqi dhe në Serbi dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar K. R., 30 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi K. R. ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Beogradin, u ekstradua nga Serbia drejt Shqipërisë, shtetasi Almario Vojoviç, 29 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’’ dhe me 1 vit tjetër burgim, për veprën penale ‘’Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’. Shtetasi Almario Vojoviç, në vitin 2018, ka strehuar në banesën e tij dhe ka transportuar kundrejt pagesës, shtetas të huaj, për t’i ndihmuar që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, ky shtetas ka mbajtur pa lejen përkatëse, në ambiente publike, një dorezë metalike (përforcues grushti), e klasifikuar si armë e ftohtë.
-Gjithashtu, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi Klodjan Hajderlli, 43 vjeç, banues në Elbasan, i arrestuar më parë nga shërbimet e DVP Elbasan, për këtë qëllim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, në muajin mars të vitit 2022, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet.
Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
4.6kmh
20 %
Sun
24 °
Mon
25 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Policia zbulon parcelat me kanabis në Krujë/ Shpallet në kërkim 53-vjeçari

(Skenderbeu.info)-Policia zbulon parcelat me kanabis në Krujë/ Shpallet në...

Gjendet zemra e shqiptarit në Spanjë/ Zbardhet vendimi i gjykatës, organi në morg

(Skenderbeu.info)-Gjendet zemra e shqiptarit në Spanjë/ Zbardhet vendimi i...

Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Burrel

(Skenderbeu.info)-Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona...

Zbulohet plantacioni i drogës me rreth 5000 bimë marijuanë, mes te arrestuarve 2 shqiptarë

(Skenderbeu.info)-Zbulohet plantacioni i drogës me rreth 5000 bimë marijuanë,...

Zbulohet opium në Vlorë/ Sekuestrohen 70 bimë të mbjella në një arë

(Skenderbeu.info)-Zbulohet opium në Vlorë/ Sekuestrohen 70 bimë të mbjella...

Gjenden rreth 27 mijë fidanë kanabis në Malësi të Madhe/ Kultivoheshin në toka

(Skenderbeu.info)-Gjenden rreth 27 mijë fidanë kanabis në Malësi të...

Kapen me kokainë, 10 mijë euro cash dhe pistoletë në banesë, arrestohen 41-vjeçari shqiptar

(Skenderbeu.info)-Kapen me kokainë, 10 mijë euro cash dhe pistoletë...
Raporto