Dyfishimi i çmimit të patentës/ “Zgjohet” Autoriteti i Konkurrencës

(Skenderbeu.info)-Dyfishimi i çmimit të patentës/ “Zgjohet” Autoriteti i Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa shqetësimet e bëra publike nga media në lidhje me marrëveshjen ndërmjet Grupeve të interesit përfaqësues të autoshkollave (Shoqata “Kombëtare e Autoshkollave” dhe Shoqata e Autoshkollave “Siguria në rrugë”), Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi përcaktimin e kostos minimale fiskale (tarifat e pagesës) së përgatitjes për drejtues mjeti, ka nisur procedurat për vlerësimin e kësaj marrëveshjeje në kuptim të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.
Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të neneve 69 dhe 70 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës që rrjedh nga projekt-aktet që kanë të bëjnë me: kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes.
Për sa më sipër, Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me qëllim vlerësimin e kufizimeve të mundshme të konkurrencës në tregun përkatës.
Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Sat
16 °
Sun
17 °
Mon
14 °
Tue
11 °
Wed
6 °

Lajmet e fundit

fier

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

0
(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një aksident është raportuar në Fier....
Olta,Luizi

Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë

0
(Skenderbeu.info)-Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë Olta mendon se Luizi i përdor...
Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit. Edhe këtë verë, duket se trendet do t’i vendosë sërish pamja e saj në këto foto të publikuara në Instagram.

Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit

0
(Skenderbeu.info)-Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit Ndikimi që Dua Lipa ka...
Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra.është regjistruar pasditen e sotme në Greqi.Tërmeti ka goditur zonën detare pranë Kythnos.

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

0
(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra Një tërmet me magnitudë 4.8...
U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi.Hekuran Llapushi i cili u hodh një ditë më parë nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti.

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

0
(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi Ka ndërruar jetë në spitalin...
Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi. është arrestuar nga autoritetet britanike në Angli

Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi

0
(Skenderbeu.info)-Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi Një i ri nga...

Lajme të tjera
NGJASHME

Rama: Synojmë që paga mesatare të shkojë 900 euro

(Skenderbeu.info)-Rama: Synojmë që paga mesatare të shkojë 900 euro Kryeministri...

Ra konsumi i karburantit, ra 7% edhe fitimi nga taksa e qarkullimit

(Skenderbeu.info)-Ra konsumi i karburantit, ra 7% edhe fitimi nga...

Rama: Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të mbyllet

(Skenderbeu.info)-Rama: Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të mbyllet Qeveria...

Inflacioni bazë nuk u ul as në shkurt, rritja e normave të interesit më e afërt

(Skenderbeu.info)-Inflacioni bazë nuk u ul as në shkurt, rritja...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

(Skenderbeu.info)-Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet...

Ibrahimaj: Miratohet paga minimale prej 40 mijë lekësh të rinj

(Skenderbeu.info)-Ibrahimaj: Miratohet paga minimale prej 40 mijë lekësh të...

Balluku jep lajmin/ Në fund të marsit aktivizohet Bursa Energjetike shqiptare

(Skenderbeu.info)-Balluku jep lajmin/ Në fund të marsit aktivizohet Bursa...

Dalin çmimet e reja të naftës, benzinës dhe gazit

(Skenderbeu.info)-Dalin çmimet e reja të naftës, benzinës dhe gazit Bordi...
Raporto