(Skenderbeu.info) SHBA, dokumente të reja të klasifikuara në shtëpinë e Biden.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë kontrolloi shtëpinë e Joe Biden në Wilmington, Delaware dhe gjeti gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara.
Këtë e raportojnë avokatët e presidentit amerikan.
Avokati personal i Bidenit, Bob Bauer, tha se kontrolli i shtëpisë u krye dje dhe zgjati gati 12 orë, raporton CNN.
Presidenti është ende duke kaluar fundjavën në Delaware, por në shtëpinë e tij në plazh në Rehoboth Beach.
“Departamenti i Drejtësisë ka hequr materialet që e konsideron të rëndësishme për hetimin e tij, duke përfshirë gjashtë dokumente të shënuara si të klasifikuara”, shpjegoi avokati
Duke shtuar se disa nga dokumentet datojnë nga koha kur Biden ishte senator, të tjera nga koha kur ai ishte zëvendëspresident.
Janë marrë edhe shënime me dorë gjatë viteve të nënpresidentit të tij. Bauer tha se avokatët e presidentit ndihmuan në kërkimin.