(Skenderbeu.info) Shfaqet një anë tjetër e Kiarës pas distancimit nga Luizi.
Në primen e të shtunës, Efi dhe Luizi pasi fituan The Voice of Big Brother do të qëndrojnë në një dhomë prove, të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.
Ky ishte cmimi i fituesve të The Voice, cmim i cili u duk pak si ‘dënim’ për dy banorët.
Ata do të kujdesen për një foshnje (kukull), duke mos patur asnjë komunikim me pjesën tjetër të banorëve të shtëpisë.
Çdo mënyrë kontakti me banorët, do t’i penalizojë Luizin dhe Efin duke zbritur 2000€ nga çmimi i madh. Megjithatë, deri të martën ata do të kenë imunitet në shtëpi dhe s’mund të nominohen nga të tjerët.
Por pavarësisht këtij lajmërimi Kiara u ka ‘kerkuar falje’ banorëve pasi ka thënë se ajo mund të thyej rregullat duke shkuar afër Luizit.
Para se të thirrej në dhomën e rrëfimit, Kiara ka shkuar pranë derës së dhomës ku qëndrojnë Efi dhe Luizi për të komunikuar me këtë të fundit. Ajo i dergon Luizit nje ‘puc’ nga larg, veprim të cilin ai kishte prej kohësh që e priste.