(Skenderbeu.info) “Dimri do të jetë i gjatë”/ Gjiganti rus i naftës Gazprom tallet me Perëndimin! -Gjigandi energjetik rus, Gazprom, ka ironuar situatën energjetike në Europë me një video që paralajmëron një dimër të gjatë me borë dhe akull që përfshin kontinentin, sipas Daily Mail.
Videoja prej dy minutash e titulluar “Dimri i gjatë” tregon sesi Europa do të ngrijë nga i ftohti për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë nga pushtimi në Ukrainë. Pamjet tregojnë një punëtor që mbyll furnizimet, duke dërguar presionin e gazit në zero, ndërsa retë e ftohta mbulojnë Brukselin, Berlini, Parisin dhe Londrën.
Videoja shoqërohet nga një grua që këndon këngën, “Winter will be Long”, nga Yuri Vizbor. Në tekstin e saj thuhet: “Shiko, matanë lumit, vjeshta po largohet dhe dimri do të jetë i gjatë, vetëm muzg dhe borë”.

Gazsjellësi Nord Stream 2, i cili u pezullua nga Gjermania si pjesë e sanksioneve kundër pushtimit të Rusisë, është gjithashtu pjesë e videos. Klipi mbyllet me një pamje të selisë së Gazprom në Shën Petersburg, duke treguar Qendrën Lakhta, ndërtesa më e lartë në Europë.