Detaje nga tragjedia në Pejë/ Vrau nënën një ditë më parë

(Skenderbeu.info)-Detaje nga tragjedia në Pejë/ Vrau nënën një ditë më parë

Gjykata Themelore në Pejë pranoi sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj të pandehurit U.H, i dyshuar për vrasjen e nënës së tij.
Ngjarje ndodhi ditën e djeshme në lagjen Kapeshnicë të Pejës. Ndërkohë autoritetet e drejtësisë kanë zbuluar se i dyshuari kishte biletë kthimi për në Gjermani.
Mediat në Kosovë, gjithashtu raportojnë se në shkresat e Gjykatës tregohet se i dyshuari pasi kishte vrarë nënën e tij, kishte sulmuar me thikë edhe babanë dhe hallën e tij.
Reagimi nga Gjykata Themelore Pejë:
Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit U.H për vrasje të rëndë.
15 prill 2023 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit U.H, i dyshuar për vepër penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 dhe 1.4 të KPRK-së.
Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata ka vlerësuar se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve. Po ashtu, duke pas parasysh peshën e veprës penale, mënyrën tejet mizore të kryerjes së veprës penale nga ana e të pandehurit, pasojat e rënda të kësaj vepre si dhe faktin se në këtë çështje pritet që të dëgjohen dëshmitarët okular të cilët janë familjarë të pandehurit, gjykata vlerësoj se të gjitha këto janë rrethana të posaçme që tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes, do të mund të përsërisë veprën e njëjtë apo të ngjashme penale apo do të mund të ndikoj në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve por edhe procedurës penale në përgjithësi. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1kmh
0 %
Sun
20 °
Mon
26 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë,...

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri...

Sot qytetarët sërish do të protestojnë në Beograd – kërkohet dorëheqja e presidentit serb

(Skenderbeu.info)-Sot qytetarët sërish do të protestojnë në Beograd –...

Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi

(Skenderbeu.info)-Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi Kryetari i Listës...

Qetësohet situata në veri të Kosovës

(Skenderbeu.info)-Qetësohet situata në veri të Kosovës Pas 24 orë tensionesh...

Situata në Veri / NATO “ultimatum” Kosovës

(Skenderbeu.info)-Situata në Veri / NATO “ultimatum” Kosovës NATO ka reaguar...

Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq

(Skenderbeu.info)-Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq Pasi pjesëtarët...
Raporto