(Skenderbeu.info)-Dëshira e Luizit për një mision sekret
Gara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2″ duket se po bëhet çdo ditë edhe më e fortë.
Sot këngëtari i njohur që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve ka shprehur dëshirën e tij për të pasur një mision sekret.
Ky mision lidhet me heqjen e imunitetit të një prej banorëve më të rinj të shtëpisë, Shpatit.
Teksa ndodhej në oborr së bashku me Nitën, Oltën dhe Armaldon, ai tha se do bënte çdo mision për t’i hequr imunitetin atij.
“Se s’bën dua një mision sekret sot, që t’i heq imunitetin Shpatit. E dua. Jam i gatshëm t’ia heq. Çfarëdolloj qoftë misioni sekret”, tha Luizi.
Por duket se jo vetëm Luizi, por edhe Olta ka shprehur dëshirën për të kërkuar një gjë të tillë. Sipas saj, nuk ka shkuar pasi gjatë ditës së djeshme kishte dy largime të papritura nga shtëpia.