(Skenderbeu.info)-Denoncon Bylykbashi/ “Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit”
Nënkryetari i PD-së së Berishës, Oerd Bylykbashi, ka denoncuar se persona të paautorizuar janë instaluar pranë qendrave të votimit dhe po tentojnë të intimidojnë votuesit.
“Çdo individ që sot mendon se mundet të ndikojë mbi zgjedhësit ta dijë se do të mbajë përgjegjësi ligjore. Ne i kemi raportimet të ndryshme. Ka probleme në zonat rurale, është shkelur rregulli që ndalon administratën që të merret me zgjedhjet. Ne do ta ndjekim hap pas hapi dhe do të bëjmë denoncimet e duhura.
Ka një urdhër të KQZ-së që ndalon prezencën e personave të paautorizuar në oborret dhe pranë qendrave të votimit”, ka thënë Bylykbashi.