(Skenderbeu.info)-Dea Mishel “përplaset” me Luizin/ Je i frikshëm, bëj terapi me psikologun
Blogerja Dea Mishel Hoxha dhe këngëtari Luiz Ejlli kanë debatuar ditën e sotme, teklsa kanë kujtuar përplasjet që ata kanë pasur brenda shtëpisë së ”Big Brother VIP”.
Dea Mishel kujtoi kur Luizi i tha se do të të shkarravis në mur, ndërsa këngëtari i përmendi deklaratën e bujshme kur blogerja tallej me fëmijët jetimë.
Dea Mishel tha se Luizi është i frikshëm kur bëhet me nerva dhe i kërkoi atij të bëjë konsulta dhe terapi me psikologun.
Pjesë nga debati:
Dea Mishel: Po flisja për situatat këtu.
Luizi: Dhe unë po flisja për situatat tuaja.
Dea Mishel: Jo, në realitet e ke bërë.
Luizi: Jo, këtu është garë.
Dea Mishel: Jo, nuk është garë. Kur më the mua do të të shkarravis në mur, nuk e kishe garë, as lojë.
Luizi: Garë ishim.
Dea Mishel: Edhe e luajte shumë bukur ëëë?
Luizi: Nuk e di, do shohim fundin!
Dea Mishel: Po ty të ishin errur sytë morë, të ishte tharë buza.
Luizi: Do shohim fundin!
Dea Mishel: Ti je i frikshëm more… Ti je i frikshëm…
Luizi: Unë i frikshëm?
Dea Mishel: Dhe ti duhet të kuptosh që ti nervat e tua duhet të mësosh t’i menaxhosh dhe mundësisht të bësh edhe terapi, se kur the nuk nuk kam bërë asnjë takim me psikologun, u habita. Ti duhet të bësh takim, duhet t’i menaxhosh këto nerva dhe duhet të kuptosh se bëhesh i dhunshëm kur bëhesh me nerva.
Luizi: Ti duhet të menaxhosh talljet me e edi vetë ti me çfarë.
Dea Mishel: Dhe nuk justifikohet, nuk justifikohet kjo gjëja vetëm me u bëra me nerva
Luizi: Ti do i menaxhosh?
Dea Mishel: Unë kërkova falje dhe e pranova që kam bërë gabim
Luizi: Pse unë nuk kërkova?