Chollet: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e deritashme

(Skenderbeu.info)-Chollet: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e deritashme

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian dhe është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente pas një bisede me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prag të takimit të planifikuar për të hënën me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruskel. “Shtetet e Bashkuara mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Europian”, shkroi zoti Chollet.

Kryeministri Kurti, shkroi se i ka konfirmuar zotit Chollet qëndrimin e tij për propozimin evropian “si bazë e mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Normalizimi i plotë kërkon njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes dhe respektim të të drejtave të pakicave në të dyja vendet”, shkroi ai.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë tashmë e kanë pranuar në parim propozimin evropian i cili nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian thanë se presin që ata të pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht propozimin në takimin e së hënës.

Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Sat
16 °
Sun
17 °
Mon
14 °
Tue
11 °
Wed
6 °

Lajmet e fundit

fier

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

0
(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një aksident është raportuar në Fier....
Olta,Luizi

Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë

0
(Skenderbeu.info)-Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë Olta mendon se Luizi i përdor...
Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit. Edhe këtë verë, duket se trendet do t’i vendosë sërish pamja e saj në këto foto të publikuara në Instagram.

Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit

0
(Skenderbeu.info)-Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit Ndikimi që Dua Lipa ka...
Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra.është regjistruar pasditen e sotme në Greqi.Tërmeti ka goditur zonën detare pranë Kythnos.

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

0
(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra Një tërmet me magnitudë 4.8...
U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi.Hekuran Llapushi i cili u hodh një ditë më parë nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti.

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

0
(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi Ka ndërruar jetë në spitalin...
Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi. është arrestuar nga autoritetet britanike në Angli

Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi

0
(Skenderbeu.info)-Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi Një i ri nga...

Lajme të tjera
NGJASHME

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte...

Mbahet mesha e parë në gjuhën shqipe, në Greqi

(Skenderbeu.info)-Mbahet mesha e parë në gjuhën shqipe, në Greqi Dramaturgu...

Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të marrëveshjes

(Skenderbeu.info)-Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të...

E rëndë në Greqi/ I mituri plagos nënën dhe vrapon gjysmë lakuriq në rrugë: Vrava demonët

(Skenderbeu.info)-E rëndë në Greqi/ I mituri plagos nënën dhe...

Kapen rreth 100 kilogramë marijuanë në Ulqin, arrestohet një shqiptar

(Skenderbeu.info)-Kapen rreth 100 kilogramë marijuanë në Ulqin, arrestohet një...

Mali i Zi voton për president

(Skenderbeu.info)-Mali i Zi voton për president Sot po mbahen zgjedhjet...

Dështon arratisja nga burgu grek, kapet pas katër orëve 48-vjeçari shqiptar

(Skenderbeu.info)-Dështon arratisja nga burgu grek, kapet pas katër orëve...

Escobar për takimin e Ohrit: Ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale

(Skenderbeu.info)-Escobar për takimin e Ohrit: Ndoshta nuk do të...
Raporto