Eksperti i komunikacionit, Nol Deda, ka folur për shkaqet që mund të kenë çuar në aksidentin mes një automjeti dhe një autobusi në autostraden Prishtinë-Podujevë, nga ku mbetën të vdekur një burrë e grua, që ishin duke ardhur nga emigracioni, ndërkohë që dy fëmijët e tyre janë ende të shtruar në spital
Deda ngriti dyshimet se “gropat goditëse” mund të kenë qenë shkaktare e aksidentit.
{Gjatë natës në atë pjesë të rrugës që është ende e papërfunduar ka nga ato që i quajmë “gropa goditëse”, besoj se shoferi në këtë vend e ka humbur drejtimin e mjetit, ai nuk do ta ketë llogaritur kohën e frenimit. Këto janë raste kompleksi si ditën dhe natën, po nata është më e vështirë”
“Përveç mungesës së sinjalizimit, është edhe mungesa e sinkronizimit të tyre, sinjalizimit horizontal dhe vertikal. Kemi edhe sinjalizim të deformuar”.
Deda tregon se ka edhe nga ato raste kur personat e aksidentuar kanë hedhur në gjyq Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës për mos paisje me sinjalistikë