(Skenderbeu.info)-Bota e artit në zi/ Ndërron jetë Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, Tina Turner
Një lajm i hidhur është raportuar mbrëmjen e sotme nga mediat amerikane.
BBC shkruan se ka ndërruar jetë këngëtarja Tina Turner, e cilësuar si Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it.
Ajo ka humbur jetën në moshën 83-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sërë sëmundjesh, siç janë tumori, goditja në tru dhe dëmtimi i veshkave. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i saj.
“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll’ ka ndërruar jetë sot në mënyrë paqësore në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Zyrihut, në Zvicër.
Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model”, është shprehur ai.Ajo fitoi tetë çmime Grammy dhe u fut për herë të dytë në Rock ‘n’ Roll Hall of Fame në 2021, por kësaj radhe si një artiste solo.