Bletarët ne qender të vëmendjes se panairet në Tirane, vështiresite e këtij tregu

(Skenderbeu.info)-Bletarët ne qender të vëmendjes se panairet në Tirane, vështiresite e këtij tregu

Mjalti është konsideruar gjithmonë si një nga produkte më të shendetshme për njeriun. Vlerat e tij jane te panumërta dhe shekencerisht te njohura jo vetëm nga mjekësia alternative. Disi i harruar në treg, për shkak te cmimit te larte dhe mosvlersimit të konsumatorit vendas, pandemia globale, Covid-19 e ktheu sërish në qender të vemendjes.
Gjate dy viteve te pandemise ky produkt zuri vendin kryesor ne tavolinat e cdo familje.
Prodhimi i tij është rritur ndjeshem kohet e fundit. Me sy të lirë vështrojmë se në cdo koder ose fusha jashte qytetit jane të vendosura koshere me bletë. Ndërsa Panairi i Bujqësisë dhe Blegtorisë në Tirane tregon rëndësinë e vërtet qe po i jepet këtij produkti.
Bletarët ne qender të vëmendjes se panairet në Tirane, vështiresite e këtij tregu.Mjalti është konsideruar gjithmonë si një nga produkte më të shendetshme
mjalti
Pjesmarrësit në panair treguan sesi bletet po ndihmojnë ekonominë e tyre familjare.
“Jemi në hapat e parë të këtij biznesi familjar. Në Pukë natyra te favorizon që bletët të rriten në ajer te pastër, nuk ka ndotje. Si zone malore, si bime pa pesticide, bletet ushqehen me ushqim organik dhe normalisht qe cilësia e mjaltit është shume herë me e mire sesa në zonat me smog dhe bimesi te spërkatura me pesticide” shprehet per Skenderbeu.info, Ndricim Lasku, nje nga bletarët e pranishëm në panair.
Veli Hoxha, bletar nga Librazhdi theksoi gjithashtu rëndësinë e mjaltit cilësor. “Te flasim për dobitë e këtij produkti në organizmin tonë, nuk do te mjaftonin orë të tëra. Ajo qe mund të them me bindje si një bletar i vjetër është se e kemi urgjente si detyrë të kthejme sytë dhe vëmendjen nga prodhimi vendas. Kosheret e mia unë i vendos në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë,qe është zonë e mbrojtur nga Unesko për bimësinë e rrallë te saj dhe nivelin e larte të oksigjenit në ajër. Këto janë dy nga kushtet kryesore për të patur nje mjalte cilësor. Sigurisht qe cmimi bën diferencen, por produkti i huaj nuk mund te krahasohet kurrësesi me mjaltin shqiptar”, pohon Veli Hoxha.
Në këtë rast sigurisht që cmimi bën diferencen. Mjali i jashtëm qe tregtohet në supermakete është dy herë më i lirë sesa mjalti qe tregtojnë bletarët vendas. Nga biseda të ndryshme me bletarët vendas, pjesmarrës ne kete panair u vu re cmimi i nje kg mjalti të pastër pa sheqer të shtuar fillon me 1500. Sigurisht që cmimi më pas ndryshon nga kullota ose varieteti. Që ky binzes vendas të lulëzojë padyshim duhet edhe ndihma e shtetit, i cili te pakten duhet të heqi burokracinë e më pas te japi ndihmë për ilacet e bletëve në rast sëmundjeje.
Që të kuptojme vlerat ushqyese të këtij produkti mjaftojnë që ti kujojmë vetes se bota do të shuhej pa punën e bletëve.

Jona Koprencka

 

1 KOMENT

Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Guardia di Finanza

“Pastronte” para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari

0
(Skenderbeu.info)-"Pastronte" para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari Për 28 vjet, një burrë i padyshimtë i...
Policia e Kroacise

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...

0
(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...
Makina

Skenari i protestës së opozitës

0
(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin që do të ndjekë për...
samit be bp

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

0
(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë kete të marte ka nisur...
Rama, Vucic

Vuçiç i acaruar, sulmon median

0
(Skenderbeu.info)-Vuçiç i acaruar, sulmon median Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti në Tiranë. Pasi fillimisht kishte...
vjosa-osmani

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

0
(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur...

Lajme të tjera
NGJASHME

Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare

(skenderbeu.info) Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare Shqiptarët në...

Panairi i Librit dhe debati mbi librat elektronikë

(Skenderbeu.info)-Panairi i Librit dhe debati mbi librat elektronikë Është e...

Mentor Dakoli: Amatorët dhe ilacet e importit po dëmtojnë bletët/ Jo të gjithë janë bletarë!

(Skenderbeu.info)-Mentor Dakoli: Amatorët dhe ilacet e importit po dëmtojnë...

Dalmacia, nga veriu i Shqipërisë, në tryezat tona

(Skenderbeu.info)-Dalmacia, nga veriu i Shqipërisë, në tryezat tona Nje nga...

Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo asociacion vetëm të pakicës Serbe

(Skenderbeu.info)-Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo...

Armela Qendro: Agro-bizneset familjare që rikthejnë traditën në Berat

(Skenderbeu.info)-Armela Qendro: Agro-bizneset familjare që rikthejnë traditën në Berat Armela...

“Milingonat e Raposdisë”

(Skenderbeu.info)-Milingonat e Raposdisë, një markë që konkuron me cilësi...
Raporto