Biri im… letër nga Edmond Tupja dedikuar të birit me autizëm

“Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mësova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti me godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes se tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!

Sigurisht, Ges, biri im, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të T’i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj te falur që nuk jam i pavdekshem, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri.

E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.

Po ty, po sivellezerit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se femijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë.

Ges,biri im unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndesi ka:

“ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete! Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrije të mbijetoje edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve te tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!

Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do te ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e keshtu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor.

Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra me e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”.

https://skenderbeu.info/kategori/bota/

ObserverKult

Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Mon
26 °
Tue
28 °
Wed
23 °
Thu
26 °
Fri
21 °

Lajmet e fundit

Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja mes bandave rivale, shqiptare dhe afrikane.

Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në...

0
(Skenderbeu.info)-Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në...

Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona

0
(Skenderbeu.info)-Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona Përplasja...

Fantastik Verstappen, fiton edhe Çmimin e Madh të Spanjës

0
(Skenderbeu.info)-Fantastik Verstappen, fiton edhe Çmimin e Madh të Spanjës Max Verstappen nuk fal në Formula...
Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin, gjithmonë ekzistojnë mënyra se si ta transformoni në mënyrën më të shpejtë dhe në çast ta bëni interesant

Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin

0
(Skenderbeu.info)-Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin Pa marrë parasysh a preferoni gërshet (bisht) të shkurtër...

Tortë e akullt greke: Ëmbëlsirë mediterane nr. 1 për të gjitha stinët e vitit!

0
(Skenderbeu.info)-Tortë e akullt greke: Ëmbëlsirë mediterane nr. 1 për të gjitha stinët e vitit! Kjo...
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? Pas thyerjes së 23 rekordeve, shumë po pyesin nëse Nevera më në fund do të vizitojë një nga pistat

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri?

0
(Skenderbeu.info)-A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? Pas thyerjes së 23 rekordeve,...

Lajme të tjera
NGJASHME

Kjo është karma dhe nuk do ta ndihmojë Trumpin të fitojë 2024

(Skenderbeu.info)-Kjo është karma dhe nuk do ta ndihmojë Trumpin...

Harrojini nazistët, plani mizor i Britanisë për refugjatët imiton historinë e saj

(Skenderbeu.info)-Harrojini nazistët, plani mizor i Britanisë për refugjatët imiton...

Në kufijtë armiqësorë të Europës, aktet më të vogla të mirësjelljes kanë rëndësi

(Skenderbeu.info)-Në kufijtë armiqësorë të Europës, aktet më të vogla...

A ishte e dëmshme pandemia e Covid-it për shëndetin mendor? Varet se kë pyet

(Skenderbeu.info)-A ishte e dëmshme pandemia e Covid-it për shëndetin...

Rritja e vajzave në kohën e mizogjinisë

(Skenderbeu.info)-Rritja e vajzave në kohën e mizogjinisë Ekziston kjo ndjenjë...

A do të përfundojë lufta në Ukrainë këtë vit?

(Skenderbeu.info)-A do të përfundojë lufta në Ukrainë këtë vit? Ka...

Pse u braktis Siria veriperëndimore?

(Skenderbeu.info)-Pse u braktis Siria veriperëndimore? Më 6 shkurt, një tjetër...

SHBA dhe NATO përdorin Ukrainën si terren trajnimi për të testuar armët

(Skenderbeu.info) SHBA dhe NATO përdorin Ukrainën si terren trajnimi...
Raporto