(Skenderbeu.info)-Bien lindjet në qarkun e Tiranës

Gjatë tre dekadave të fundit, Tirana është shndërruar në një qendër të gravitetit demografik, pasi vit pas viti, mijëra njerëz zhvendosen nga qytetet e tjera drejt kryeqytetit.
Maturimi i migracionit të brendshëm në dekadën e fundit dhe, nga ana tjetër, një cikël i ri i emigracionit, jashtë po tkurr edhe popullsinë e Tiranës dhe kjo po reflektohet në numrin e lindjeve.Të dhënat zyrtare tregojnë se popullsia e Qarkut të Tiranës është rritur vit pasi viti, pavarësisht se normat e rritjes janë reduktuar vitet e fundit, por nga ana tjetër, numri i lindjeve është në rënie të shpejtë.
Vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT, në Tiranë lindën vetëm 8427 bebe me një rënie 10% në raport me vitin 2021. Rënia e lindjeve ishte më e larta e raportuar në dekadat e fundit.
Në kushtet e mungesës së censit të planifikuar në vitin 2020, që do të tregonte popullsinë e saktë, metodologjitë e raportimit vjetor të popullsisë nga INSTAT tregojnë se më 1 janar 2022, popullsia e kryeqytetit arriti në 919,511 persona, ose rreth 7 mijë banorë më shumë se më 2021.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT, në Tiranë lindën vetëm 8427 bebe me një rënie 10% në raport me vitin 2021. Rënia e lindjeve ishte më e larta e raportuar në dekadat e fundit.Image

Në kushtet e mungesës së censit të planifikuar në vitin 2020, që do të tregonte popullsinë e saktë, metodologjitë e raportimit vjetor të popullsisë nga INSTAT tregojnë se më 1 janar 2022, popullsia e kryeqytetit arriti në 919,511 persona, ose rreth 7 mijë banorë më shumë se më 2021.

Siç shikohet edhe në grafikun e bashkëngjitur, popullsia e Tiranës është rritur në mënyrë progresive, por numri i lindjeve ka nisur trendin rënës që në vitin 2014.

Përveç viteve 2019 dhe 2020, numri i lindjeve në Tiranë ka ardhur në rënie sistematike gjatë periudhës 2015-2022.

Një anketë kombëtare që zhvilluara nga INSTAT dhe IOM në vitin 2019 zbuloi se gjatë periudhës 2011-2019, 10% e familjeve në Qarkun e Tiranës ishin larguar në emigracion. Tirana kishte përqindjen më të lartë të emigrimit të njësive familjare.

Në të gjitha qarqet rënia e lindjeve është me ritme dyshifrore me 2022. Shkaqet janë shumëdimensionale, por kryesoret lidhen me rënien e popullsisë në grupet me moshë të re. Për shembull në vitin 2021, grupmosha 0-29 vjeç ka rënë me 35% në krahasim me vitin 2001.

Brezi ynë pas dy dekadash do të mund të shohë qytete të tëra të braktisura. Imagjinoni që në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, ku përfshihen edhe Tepelena me Përmetin, kanë lindur 364 bebe më 2022.

Pas 6 vitesh, në të gjitha shkollat e qarkut, do të jenë në klasën e parë vetëm 364 nxënës nëse prindërit e tyre nuk vendosin të emigrojnë jashtë vendit, ose në qytete të tjera, siç ka ndodhur këto vitet e fundit./B.Hoxha/MONITOR

Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Sat
16 °
Sun
17 °
Mon
14 °
Tue
11 °
Wed
6 °

Lajmet e fundit

fier

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

0
(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një aksident është raportuar në Fier....
Olta,Luizi

Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë

0
(Skenderbeu.info)-Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë Olta mendon se Luizi i përdor...
Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit. Edhe këtë verë, duket se trendet do t’i vendosë sërish pamja e saj në këto foto të publikuara në Instagram.

Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit

0
(Skenderbeu.info)-Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit Ndikimi që Dua Lipa ka...
Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra.është regjistruar pasditen e sotme në Greqi.Tërmeti ka goditur zonën detare pranë Kythnos.

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

0
(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra Një tërmet me magnitudë 4.8...
U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi.Hekuran Llapushi i cili u hodh një ditë më parë nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti.

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

0
(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi Ka ndërruar jetë në spitalin...
Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi. është arrestuar nga autoritetet britanike në Angli

Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi

0
(Skenderbeu.info)-Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi Një i ri nga...

Lajme të tjera
NGJASHME

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një...

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga...

Shqipëria shpallet vendi i gjelbërt europian për muajin mars

(Skenderbeu.info)-Shqipëria shpallet vendi i gjelbërt europian për muajin mars Gjigandit...

Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër

(Skenderbeu.info)-Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër Pas një fluturimi për...

Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi

(Skenderbeu.info)-Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi Policia...

Sulmi ndaj “Top Channel”/ Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të veprojmë

(Skenderbeu.info)-Sulmi ndaj "Top Channel"/ Dumani: Jemi aty, nëse do...

Plumba në Kavajë, dy të vrarë

(Skenderbeu.info)-Plumba në Kavajë, dy të vrarë Një ngjarje e rëndë...

Gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari në Mat

(Skenderbeu.info)-Gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari në Mat Policia...
Raporto