(Skenderbeu.info)-Betohen sot tre kryetarët e komunave në veri të Kosovës

Në veri të Kosovës, sot pritet të betohen tre kryetarët e rinj të komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Të tria komunat janë të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur të mërkurën se, për arsye sigurie, kryetarët e rinj do të betohen në ndërtesa publike në këto komuna, e jo në kuvendet komunale. Në Leposaviq, kryetari i zgjedhur, Lulzim Hetemi, do ta bëjë betimin në fshatin Bistricë, në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”.
Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, pritet ta bëjë betimin solemn në fshatin Çabër të kësaj komune, në objektin e zyrës komunale për komunitete. Ndërsa, në Zveçan, kryetari Ilir Peci do ta bëjë betimin solemn në fshatin Boletin, përkatësisht në shkollën fillore “Isa Boletini”, ku do të konstituohet edhe asambleja e kësaj komune.
Që të tre kanë fituar mandatin për kryetar nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në komunat veriore të Kosovës më 23 prill. Këto zgjedhje u organizuan pasi Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në vend, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë për targat, u largua nga institucionet e Kosovës. Pjesëtarët e komunitetit serb gjerësisht bojkotuan zgjedhjet e prillit dhe thanë se nuk i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj nga komuniteti shqiptar. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 3.47 për qind. Javën që shkoi, më 19 maj, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut – komunë gjithashtu e banuar me shumicë serbe, Erden Atiq, e ka bërë betimin para kuvendit komunal.
Derisa Komuna e Mitrovicës së Veriut ka objektin e saj, në tri komunat tjera deri më tash, në të njëjtat objekte komunale kanë punuar institucionet komunale sipas sistemit të Kosovës, por edhe të ashtuquajturat organe të përkohshme, të cilat punojnë sipas sistemit të Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qytetarët serbë janë intimiduar nga Beogradi zyrtar për të mos dalë në votime, por theksoi se Qeveria e Kosovës synon t’i funksionalizojë institucionet dhe punën në këto komuna, në mënyrë që të garantohen shërbimet publike për të gjithë qytetarët.
“Kjo nuk është zgjedhje, është obligim yni. Këtë angazhohemi ta bëjmë duke mbrojtur të drejtat e njeriut, liritë civile, sundimin e ligjit, pluralizmin politik, paqen dhe sigurinë në vend, sepse të gjitha këto janë normale në demokraci dhe në Republikë”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeversë më 24 maj.
Në anën tjetër, Lisa Serbe e ka kundërshtuar zgjedhjen e kryetarëve të rinj në veri. Nënkryetari i saj, Igor Simiq, i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës deri më 1 qershor për të “ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”, në të kundërt “përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor, ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet”.
Edhe nga Beogradi zyrtar ka pasur reagime që kundërshtojnë ardhjen në pushtet të kryetarëve shqiptarë në komunat e banuara me shumicë serbe. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke nënvizuar se “ata nuk do të pranohen kurrë si kryetarë”, ka thënë se kjo është përpjekje për presion mbi serbët që të largohen nga shtëpitë e tyre. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur “pushtim” ardhjen në detyrë të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, duke thënë se me veprimet e tyre “Kurti dhe Prishtina [zyrtare] duan të dëbojnë popullin serb nga Kosova dhe të provokojnë luftë”.
Shtetet e QUINT-it kanë shprehur shqetësimin e tyre për zgjedhjet lokale të mbajtura në veri të Kosovës më 23 prill, duke thënë se ato nuk përbëjnë zgjidhje politike të qëndrueshme afatgjatë për komunat e përfshira, për shkak të bojkotit nga komuniteti serb.
QUINT-i përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët të publikuar më 18 maj, këto shtete u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve “që urgjentisht të punojnë së bashku mes vete të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese dhe pjesëmarrëse në këto komuna”.
Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
94 %
0kmh
0 %
Sat
20 °
Sun
26 °
Mon
25 °
Tue
26 °
Wed
26 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është...

Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin

(Skenderbeu.info)-Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste...

Zyra e Kurtit: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

(Skenderbeu.info)-Zyra e Kurtit: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues...

Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë brezave

(Skenderbeu.info)-Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë...

E mitura shqiptare ngacmohet seksualisht nga një 30-vjeçar grek, arrestohet autori

(Skenderbeu.info)-E mitura shqiptare ngacmohet seksualisht nga një 30-vjeçar grek,...

Begaj nga Prizreni: Historia e kombit është e pasur me momente të cilat na mbushin me krenari

(Skenderbeu.info)-Begaj nga Prizreni: Historia e kombit është e pasur...

Greqia goditet nga tërmeti i fortë, sa ishte magnituda

(Skenderbeu.info)-Greqia goditet nga tërmeti i fortë, sa ishte magnituda Një...

Republika Sërpska miraton rezolutën, i kërkon anëtarëve të OKB të çnjohin Kosovën

(Skenderbeu.info)-Republika Sërpska miraton rezolutën, i kërkon anëtarëve të OKB...
Raporto