Berisha sfidon Ramën/ Nuk më del dot përballë sepse jeton në saraje

(Skenderbeu.info)-Berisha sfidon Ramën/ Nuk më del dot përballë sepse jeton në saraje

Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me vjedhjet dhe fshehjen e 200 milionë euro nga kompanitë offshore.
Berisha gjatë takimit për prezantimin e kandidatës së Prrenjasit, Suzana Topi tha se Rama nuk del dot kurrë përballë rij pasi jeton së saraje.
Ai paralajmëroi se mund të nxjerrë dhjetëra dokumenta që vërtetojnë tenderat e vjedhura nga familjarët e Ramës.
Nuk vijnë këta, nuk vijnë se nuk i lejon Edi Rama, se po të vijnë ata, Edi Rama duhet të dalë bashkë me mua këtu në shesh, duhet të dalë para jush, duhet ti kthejë xhepat, por Edi Rama nuk i kthen xhepat, nuk del dot kurrë të përballet me Sali Berishën sepse jeton në saraje me 5 mijë metra katrorë oborrin.
Jeton në saraje me 570 metër gjatësinë e themeleve, jeton në sarajet e ndërtuara me materialet më të kushtueshme në një kohë kur kishte të deklaruara pasuri 3900 euro dhe 400 mijë lekë.
Nuk del dot sepse u akuzua me raport nga OSBE-ja në vitin 2014, sepse ke fshehur offshore 200 milionë euro. Nuk guxoi ti thotë një fjalë. Nuk del dot.
Ai ka familjarë dhe unë kam familjar. Dhe po të vijë ai para jush, unë nga kjo librari dixhitale unë nxjerr dokumentet jo të dhjetëra, por qindra tenderave të familjarëve të tij. Të baxhanakut, Armando Frangut, të thjeshtrës, kushërinjve, etj., etj., me radhë.
Sali Berishën e kontrolloi e gjithë bota dhe gjeti turpin e atyre që e akuzuan. Nuk gjeti asgjë. Nuk del dot.
Ndaj dhe ndryshimi në 14 është nga më të mëdhenjtë që ka ndodhur ndonjëherë. Përdorni votën për të shënuar një ndryshim cilësor, me të cilin ju garantoj se krahas vendosjes së Suzanës në shtëpinë e parë, si qytetarë të parë, keni vendosur veten tuaj si qytetar të parë të asaj shtëpie. Keni votuar për veten tuaj, për hallet problemet, keni votuar për ndryshimin e jetës tuaj”, tha ai.
Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

(Skenderbeu.info)-Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Kryetari...

Rama: Ata që më shajnë kanë frikë se humbasin armikun

(Skenderbeu.info)-Rama: Ata që më shajnë kanë frikë se humbasin...

“Ryanair”, në Shqipëri/ Rama: Kemi marrë një vulë të rëndësishme

(Skenderbeu.info)-“Ryanair”, në Shqipëri/ Rama: Kemi marrë një vulë të...

I arrestuar nga SPAK-u/ Vangjush Dako do të dalë sot para gjykatës

(Skenderbeu.info)-I arrestuar nga SPAK-u/ Vangjush Dako do të dalë...

Dako, në pranga për llogari të SPAK/ Reagon Rama: S’më vjen mirë

(Skenderbeu.info)-Dako, në pranga për llogari të SPAK/ Reagon Rama:...

Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese”

(Skenderbeu.info)-Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese” Kryeministri Edi...

KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve

(Skenderbeu.info)-KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve Ditën e...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës

(Skenderbeu.info)-Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije...
Raporto