(Skenderbeu.info)-Berisha refuzon të negociojë me Alibeajn/ “Nuk bëj pazar me plaçkitësit e vulës“
“Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre”.
Kështu është shprehur kreu i PD-së, Sali Berisha, kur është pyetur pse nuk negocion me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit.
Në një deklaratë për mediat, Berisha thekson se nuk mund të ketë negociata me plaçkitësit e vulës, ndërsa shprehet se Basha dhe Alibeaj janë pengje të kryeministrit Edi Rama.
“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë.
Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë.
Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre.
Ndaj Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate”, është shprehur Berisha.