Berisha bën publik denoncimin/ “Dan Hutra mblidhte vota për Rakip Sulin”

(Skenderbeu.info)-Berisha bën publik denoncimin/ “Dan Hutra mblidhte vota për Rakip Sulin”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për shkeljet dhe vjedhjet në zgjedhjet e 14 majit.
Pas evidentimit të shkeljeve, ai u ndal te denoncimi i një qytetari të Kamzës, i cili tregon se Dan Hutra ka kërcënuar demokratët në këmbim të votave për kreun e bashkisë, Rakip Suli, dhe se ishte i punësuar në ujësjellësin e Kamzës.
Më tej Berisha vijon me denoncimin ku tregon se në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz.
Sipas këtij denoncimi, Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit.
“Këto ishin specifika të papara përveçse dy-tri në raste të caktuara, në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Unë, në vazhdën e denoncimit të farsës të tmerrshme elektorale të 14 majit, do t’ju sjell një rast këtu.
Do t’ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin.
‘Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime.
Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.
Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz.
Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit.
Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj.
Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes.
Ju informoj se në takime të tjera, do të ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor”, tha Berisha.
Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Mon
26 °
Tue
28 °
Wed
23 °
Thu
26 °
Fri
21 °

Lajmet e fundit

Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja mes bandave rivale, shqiptare dhe afrikane.

Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në...

0
(Skenderbeu.info)-Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në...

Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona

0
(Skenderbeu.info)-Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona Përplasja...

Fantastik Verstappen, fiton edhe Çmimin e Madh të Spanjës

0
(Skenderbeu.info)-Fantastik Verstappen, fiton edhe Çmimin e Madh të Spanjës Max Verstappen nuk fal në Formula...
Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin, gjithmonë ekzistojnë mënyra se si ta transformoni në mënyrën më të shpejtë dhe në çast ta bëni interesant

Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin

0
(Skenderbeu.info)-Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin Pa marrë parasysh a preferoni gërshet (bisht) të shkurtër...

Tortë e akullt greke: Ëmbëlsirë mediterane nr. 1 për të gjitha stinët e vitit!

0
(Skenderbeu.info)-Tortë e akullt greke: Ëmbëlsirë mediterane nr. 1 për të gjitha stinët e vitit! Kjo...
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? Pas thyerjes së 23 rekordeve, shumë po pyesin nëse Nevera më në fund do të vizitojë një nga pistat

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri?

0
(Skenderbeu.info)-A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? Pas thyerjes së 23 rekordeve,...

Lajme të tjera
NGJASHME

Aksident në Mat, makina del nga rruga dhe bie në greminë, plagosen dy turistët francezë

(Skenderbeu.info)-Aksident në Mat, makina del nga rruga dhe bie...

Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese”

(Skenderbeu.info)-Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese” Kryeministri Edi...

Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit

(Skenderbeu.info)-Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit Një makinë...

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në Turqi dhe Shqipëri

(Skenderbeu.info)-Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në Turqi dhe...

Studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës

(Skenderbeu.info)-Studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës Ekspertë nga Shqipëria...

Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës

(Skenderbeu.info)-Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës Muaji maj shënoi...

KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve

(Skenderbeu.info)-KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve Ditën e...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës

(Skenderbeu.info)-Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije...
Raporto