(Skenderbeu.info)-Belsh/Denoncimi bomb : Polici erdhi për kontroll në banesë, vodhi 30 mijë euro
Nje ngjarje ka ndodhur diten e djeshme ne Belsh te Elbasanit. Andrea Gjini nga Belshi denoncon vjedhjen e policit i cili i ka vjedhur lekët. Sipas tyre janë 30 mijë euro të grabitura gjatë një kontrollit në banesë.
Parate janë gjetur te vëllai që nuk ka qenë subjekt për kontroll Syrja Kuqja pasi banesa ka qënë ngjitur me të vellezërve. Rasti denoncohet nga njëri prej vellezërve Andrea Gjini, i cili tregoi detaje për mediat shqiptare.
“Ne kërkojmë drejtësi, se ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakoshme që të vidhen 30 mijë euro nga një punonjës policie që nuk ka se si ekziston në botë. Unë duhet të mbrohem nga policia, jo të vidhem nga shteti. Policia ka hyrë te shtëpia e vëllait tim. Rreth orës 07:20 të mëngjesit, isha në lokal, se kam një lokal dhe isha duke punuar. Vjen shefi i policisë edhe më thotë në banesën tënde ka një kontroll dhe kanë ardhur nga Tirana. Ok thashë unë ska problem. Kontrolluan banesën time të rrethuar me policë me maska. Na terrorrizoi. Njerez me maska , se di ca kishim bere a kishim vra a kemi bere. Edhe sikur kishim vrare ne ate lloj menyre nuk behet. Megjithate pas kontrollit që na bënë neve dhe të vëllai im vidhen 30 mijë euro nga një punonjës policie, që nusja e vëllait e vendos me emër me të gjitha. Kemi që në mëngjes që policia nuk merr asnjë lloj mase. Kemi vajtur në komisariartin e Cerrikut, Belshit, ata nuk marrin asnjë masë ku nusje e vëllait i vuri gishtin se ky djali është (referuar policit që akuzohet).Mund ta vertetoj. policet e tjere e kane para. Me nje fjale e kishte xhepin e mbushur. Vëllai ka ikur që në 1993 në Greqi dhe tani ka ardhur, ka 5 muaj. Ka punuar në emigracion dhe me mund të madh”, tha ai. Ne jemi njerez punetore, kemi toka dhe punojme. Kerkojme lekete , drejtesi. Sjellja eshte shume e gabume, si mund te hysh ? Do kerkojme me rruge te tjera!- tha zoti Gjini.
Pavarësisht se familjarët e kanë denoncuar rastin nga ana e policisë Belsh,Cerrik dhe Elbasan nuk është marrë asnjë masë.