(Skenderbeu.info)- Belinda Balluku mbyll fushatën në Dibër, mesazhi për qytetarët
Zëvëndeskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka përmbyllur fushatën elektorale në qytetin e Dibrës.
Belinda Balluku i është drejtuar qytetarëve duke thënë se e ardhmja e fëmijëvë të tyre nuki do të shkojë gjëkundi nëse mbështesin kreun e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha.
Balluku, e bindur ka deklaruar se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar këtë gjë dhe ndaj i janë bashkuar PS-së në takimet e tyre dhe do t’i bashkihen edhe më 14 maj.
“Shqiptarët kanë kuptuar se nuk është më koha për tifozeri, që e ardhmja e fëmijëve tanë nuk bëhet me tifozllëk, jam me Saliun e rashë e vdiqa. Po ku do të shkojnë fëmijët tanë me Saliun? Cila është e ardhmja e tyre me Saliun dhe gjithë Salinjtë e tjerë? Këtë e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët tashmë dhe ndaj na bashkohen në çdo takim, na janë bashkuar në këtë fushatë dhe do të na bashkohen në 14 maj me votën e tyre,” – u shpreh Balluku.