BE për situatën në Mal të Zi: Rrezikohet procesi i anëtarësimit

(Skenderbeu.info)-BE për situatën në Mal të Zi: Rrezikohet procesi i anëtarësimit

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Malit të Zi që situatën aktuale politike në vend ta tejkalojë vetëm me mjete kushtetuese, në mënyrë që vendi kandidat të mund të vazhdojë rrugëtimin në procesin e integrimeve europiane. Mali i Zi është një prej temave të diskutimit gjatë takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që po zhvillohet të hënën në Bruksel.
Sipas paralajmërimeve, për situatën në Mal të Zi pritet të raportojnë së bashku ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg. Ata kanë vizituar Malin e Zi në emër të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Zyrtarët e BE-së thonë se këto vizita të dy ministrave të Jashtëm të dy vendeve anëtare në Podgoricë ishin të suksesshme.
Ata thanë se udhëheqësve politikë në Mal të Zi u është dërguar mesazhi i qartë se situata e tashme mund të zgjidhet vetëm me mjete ligjore, duke kërkuar edhe zgjedhjen e dy gjykatësve, në mënyrë që të funksionalizohet Gjykata Kushtetuese. Ky do të ishte një parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të rregullta në Mal të Zi.
Edhe ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërlliq Radman, ka paralajmëruar se do të flasë për situatën në Mal të Zi, pasi edhe ai, para disa ditësh kishte qëndruar për vizitë atje.
“Ftojmë Malin e Zi që ta kuptojë seriozisht mesazhin e BE-së për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjin e diskutueshëm për presidentin. Ne kemi nevojë për Malin e Zi, na duhet një Mal i Zi stabil, i orientuar në mënyrë të qartë kah vlerat evropiane”, ka thënë ministri i Kroacisë, duke shprehur bindjen se Mali i Zi do të tejkalojë krizën politike dhe do të avancojë në rrugën e integrimeve evropiane.
Mali i Zi është vendi udhëheqës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Por, problemet e brendshme politike kanë ndikuar që procesi të ngadalësohet. Disa burime diplomatike në Bruksel, madje, kanë tërhequr vërejtjen se i tërë procesi mund të ndalet nëse nuk sigurohet sundimi i ligjit dhe funksionalizimi i Gjykatës Kushtetuese.

 

Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Wed
6 °
Thu
7 °
Fri
9 °
Sat
10 °
Sun
11 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Bullgaria e rikthen ambasadorin e saj në Maqedoninë e Veriut

(Skenderbeu.info)-Bullgaria e rikthen ambasadorin e saj në Maqedoninë e...

Alarmohen Forcat Ajrore greke, rrëzohet avioni ushtarak F-4

(Skenderbeu.info)-Alarmohen Forcat Ajrore greke, rrëzohet avioni ushtarak F-4 Një avion...

Erdogan: Mund të pranojmë që Finlanda t’i bashkohet NATO-s

(Skenderbeu.info)-Erdogan: Mund të pranojmë që Finlanda t’i bashkohet NATO-s Presidenti...

Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

(Skenderbeu.info)-Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e...

Kryeministri kroat reagon pas deklaratës së presidentit Millanoviç: Kosova është shtet i pavarur e sovran

(Skenderbeu.info)-Kryeministri kroat reagon pas deklaratës së presidentit Millanoviç: Kosova...

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

(Skenderbeu.info)-Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet Ish-shefi i Misionit...

Kosovë/Sekuestrohen mbi 100 kg marijuanë të fshehur në kamion

(Skenderbeu.info)-Kosovë/Sekuestrohen mbi 100 kg marijuanë të fshehur në kamion Policia...

SHBA-BE kërcënojnë Kurtin: O paqe e përhershme, o kthim pas për Kosovën

(Skenderbeu.info)-SHBA-BE kërcënojnë Kurtin: O paqe e përhershme, o kthim...
Raporto