(Skenderbeu.info)-Bayern Munich nuk e lëshon kreun, triumf me 6 gola ndaj Schalke
U luajtën pesë ndeshjet e para të së shtunës në Bundesligë, të vlefshme për javën e 32-të.
Bayern Munich shkatërroi me shifrat e thella 6-0 Schalken, duke vazhduar në krye të renditjes të qetë. Skuadra e drejtuar nga Tuchel, mban vendin e parë me 68 pikë, 4 më shumë se ndjekësit e Dortmund, që kanë një ndeshje më shumë të për të luajtur.
Në ndeshjet e tjera, Bochum mposhti 3-2 Augsburgun, ndërsa Eintracht Frankfurt kaloi me lehtësi Mainzin, me rezultatin 3-0.
Fitore regjistroi edhe Union Berlin ndaj Freiburg, me rezultatin 4-2, ndërsa Wolfsburg fitoi 2-1 me Hoffenheim.