fbpx

Bashkohet Franca dhe Gjermania, lidhin paktin për t’i shpëtuar dimrit ekstrem

(Skenderbeu.info)  “Bashkohet Franca dhe Gjermania, lidhin paktin për t’i shpëtuar dimrit ekstrem”     – “Në rast të mungesës së energjisë për shkak të luftës në Ukrainë këtë dimër, Gjermania dhe Franca do të mbështesin njëra-tjetrën”. Kështu u shpreh sot presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz . Macron është zotuar se vendi i tij do të sigurojë më shumë gaz për Gjermaninë, e cila mund të sigurojë energji elektrike për Francën, nëse kriza vazhdon në dimër.

“Gjermania ka nevojë për gazin tonë natyror dhe ne kemi nevojë për energji nga pjesa tjetër e Evropës, veçanërisht nga Gjermania. Ne do të përfundojmë ndërlidhjet e gazit natyror për të qenë në gjendje të dërgojmë gaz në Gjermani, nëse ka nevojë për solidaritet”, tha Macron në një konferencë për shtyp pas takimit.

Macron favorizoi vendosjen e një kufiri të çmimit për gazin rus që shpërndahet përmes tubacioneve.

“Nëse Komisioni vendos një tavan në çmimin e gazit të blerë përmes tubacioneve nga Rusia, Franca do ta mbështesë këtë masë”, tha ai.

Gjithashtu kreu i Elysse tha se ishte dakord me propozimin për të blerë gaz “bashkë” me vendet e tjera të BE-së në mënyrë që të paguhet një çmim më i ulët.

Macron zbuloi edhe idenë e tij që tregu i energjisë elektrike i Bashkimit Evropian të reformohet në afat të mesëm, kryesisht për të siguruar që çmimet e tregut të jenë më në përputhje me kostot reale të prodhimit.

Duke iu referuar ndërtimit të një gazsjellësi të ri që lidh Spanjën me Francën, Macron tha se vendi i tij dëshiron të zhvillojë të gjitha ndërlidhjet energjetike që “kanë kuptim”, por nuk sheh nevojën për një tubacion tjetër. Ai madje vuri në dukje se javët e fundit gazsjellësi Spanjë-Francë ka funksionuar me gjysmën e kapacitetit të tij dhe se Franca është ajo që eksporton gaz në Spanjë.

 

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 30 shtator 2022

0
(Skenderbeu.info) Horoskopi për ditën e premte, 30 shtator 2022 Dashi Ka rrezik qe Plutoni te sjelle edhe debate, por edhe pasion te zjarrte sot ne jetën...
Parashikimi i motit

Parashikimi i motit për ditën e premte, 30 shtator 2022

0
(Skenderbeu.info) Parashikimi i motit për ditën e premte, 30 shtator 2022 - Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
me i kerkuri i hashashit

Messi i hashashit, ndër ‘më të kërkuarit’ në Europë

0
(skenderbeu.info)  -"Messi i hashashit" Abdellah el Haj Sadek el Menbri, i njohur më mirë si El Messi del hashish, 38 vjeç, është bërë një...
Moratoriumi i gjuetisë

Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik

0
(Skenderbeu.info) Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik. Për zhdukjen e kafshëve dhe shendëve gjueti e paligjshme dhe jashtë sezonit është problemi kryesor....
kokaine e kapur

293 kg kokainë ne mes te derrasave me destinacion Valencian

0
(skenderbeu.info)  -" 293 kg kokainë ne mes te derrasave" -Pasditen e kësaj të mërkure (28 shtator 2022) Policia  Federale e Brazilit sekuestroi 293 kilogramë...
migrimet e zogjeve

Ndryshimet klimatike janë fajtore për migrimet e hermshme të zogjëve

0
(Skenderbeu.info) Ndryshimet klimatike janë fajtore për migrimet e hershme të zogjëve Studiuesit, të udhëhequr nga Andrea Romano, vëzhguan dallime të mëdha midis specieve me...

Lajme të tjera
NGJASHME

Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik

(Skenderbeu.info) Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik....

Bullgaria: Konservatorët Gerb janë favoritët e zgjedhjeve

(Skenderbeu.info) Bullgaria: Konservatorët Gerb janë favoritët e zgjedhjeve. Konservatorët...

Gjermania: inflacioni në 8.8% në 2023 dhe recesioni në rritje

(Skenderbeu.info) Gjermania: inflacioni në 8.8% në 2023 dhe recesioni...

Moska anekson nesër rajonet e Ukrainës

(Skenderbeu.info) Moska anekson nesër rajonet e Ukrainës  - Ceremonia...

Berlin: Nord Stream ndoshta i papërdorshëm përgjithmonë

(Skenderbeu.info) Berlin: Nord Stream ndoshta i papërdorshëm përgjithmonë Incidenti në...

Largohuni nga Rusia-situata mund të përkeqësohet

(Skenderbeu.info) Largohuni nga Rusia-situata mund të përkeqësohet. Qytetarëve amerikanë...

Kursi i këmbimit valutor për sot

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mall...

Cmimi i metaleve te çmuara

Stoku i metaleve të çmuara në natyrë është i kufizuar, gjë që i bën ato edhe më të vlefshme. Levizjet e tyre jane shume te ndjeshme ndaj sitatave te ndryshme ekonomike me rend global ndaj te cilave marrin dhe nje percaktim cmimi ne burse.
Raporto