(Skenderbeu.info)-Banorët e Bërxullës: ‘Prona është e shtrenjtë dhe e shenjtë’
Banorët e Bërxullës kanë dal sërish në protestë sa i takon projektit Thumanë-Kashar, ku dhjetëra ndërtesa pritet të shemben.
Sipas tyre, ky projekt u shkatërron pronat, ndërsa shtojnë se kompensimet financiare të ofruara nga shteti janë qesharake dhe të padrejta.
Ata kanë thënë për gazetarët se janë takuar me drejtorin e policisë Tiranë në lidhje me shqetësimin e tyre ndërsa për këtë të fundit thanë se mbeti i habitur me rastin.
‘Ne do kalojmë në rastet më ekstreme. Prona dhe familja është e shtrenjtë dhe e shenjtë dhe do e mbrojmë më çfarë do lloj çmimi. Jemi ftuar nga Tonin Vocaj, kemi diskutuar për problematikat dhe ai mbeti i habitur pasi zona është devijuar.