(Skenderbeu.info)-Banorët e Bërxullës: Do të vetëflijohemi
Banorët e fshatiti Bërxullë në Tiranë kanë dalë sërish për të protestuar për pronat e tyre.
Një grup qytetarësh janë paraqitur para Kryeministrisë, me pankarta në duar dhe janë shprehur se nuk janë dakord me çmimin e vendosur nga qeveria për kompensimin e pronës së tyre.
Ndër të tjera ata janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për problemet e tyre.
Në mesazhet që përcjellin përmes pankartave ata paralajmërojnë se janë gati edhe të vetëflijohen për pronën e tyre.
“Do të vetëflijohemi, Të shfuqizohet akti normativ i vitit 2016 për shpronësimet, Tri kërkesa: Devijim projekti, shpronësim me vlerë të tregut, rrugë dytësore”, janë vetëm disa nga mesazhet e qytetarëve.