(Skenderbeu.info)-Balla: Dosja të transferohet në SPAK/Prova e re për ngjarjen e 21 Janarit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat, është shprehur se prova e re e publikuar së fundi në lidhje me ngjarjen e 21 Janarit, duhet të bëjë që dosjet të kalojnë në SPAK.
Balla ka deklaruar se 21 Janari kërkon që drejtësia e re të bëjë detyrën dhe dosjet të mos përfundojnë nga një prokuror te tjetri.
“Ka dalë në publik edhe prova më e re dhe e rëndë. Kjo dosje nuk duhet të mbetet peng në Prokurori.
Nën dritën e kësaj prove materiale do të duhet që kjo dosje të transferohet te SPAK-u. Për vetë ngarkesën e madhe që ka duhet të kishte shkuar më parë në SPAK. 21 Janari kërkon që drejtësia e re të bëjë detyrën”, ka thënë Balla.